Basha takon Shulz: Nuk mund të
ketë integrim pa dekriminalizimin

Basha takon Shulz: Nuk mund të<br />ketë integrim pa dekriminalizimin
TIRANË - Dekriminalizimi, korrupsioni dhe blerja e votës janë tre shqetësimet e opozitës të cilat kreu demokrat Lulzim Basha ia ka përcjellë presidentit të Parlamentit Evropian në takimin që pati me të në ditën e dytë të vizitës të Martin Shulz në Tiranë.
 
Në një deklaratë për mediat pas takimit, lideri i opozitës Basha tha se marrëveshja e dekriminalizimit  votuar dhjetorin e kaluar në parlament me kompromisin e të gjitha palëve nuk gjeti zbatim për shkak se sipas tij, mazhoranca kandidoi për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, persona me precedent kriminalë.  "Nuk mund të ketë integrim me deputetë kriminelë në parlament dhe kryetar bashkish”, - tha Basha pas pritjes që Shulz i bëri në zyrat e delegacionit të BE-së. 

Basha tha se problem tjetër shqetësues për demokracinë e vendit, mbetet edhe blera e votës. Ai tha se i kishte kërkuar vëmendjen e veçantë të presidentit të PE-së ndaj raporteve parapraket OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore që u mbajtën më 21 qershor në vendin tonë.
 
Është domosdoshmëri, sipas Bashës që institucionet ndërkombëtare “të veprojnë në rrafshin politik për të kthyer standardet demokratike që u shkatërruan nga kjo mazhorancë në zgjedhje”. 

Lideri i opozites Lulzim Basha tha se keto shqetesime u mirepriten dhe gjeten mbeshtetje nga kreu i Parlamentit Evropian Martin Schulz.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë