Basha takon Trump, fotoja
që kushtoi 20 mijë dollarë

Basha takon Trump, fotoja<br />që kushtoi 20 mijë dollarë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha para dy ditësh ndërpreu fushatën elektorale dhe u nis drejt SHBA-ve. Ndërkohë ditën e sotme ai shpërndau në faqen e tij në Facebook një foto me presidentin Trump.
 
Por si është e vërteta e fotos Basha-Trump?
 
Presidenti Trump mbrëmjen e së martës ka qenë në qytetin Milwaukee, në një mbrëmje për mbledhje fondesh për një kandidat të partisë së tij.  Trump  ka bërë me cilindo që ka qenë i pranishëm dhe ka paguar 20 mijë dollarë, pra një foto në një kalim nga 2 sekonda që ka bërë secili i pranishëm.
 
Basha ka blerë një biletë për të hyrë në këtë mbrëmje dhe çmimi i një bilete për të hyrë në event është 10-20 mijë dollarë (në varësi te pozicionit ku do të ulesh), shkruan lexo.al. Trump as që ai ka idenë se kush janë të pranishmit, thjeshtë pozon me ta sepse ata kanë paguar për të hyrë në mbrëmjen e mbledhjes së fondeve .
basha
Pra, Basha e ka takuar Trump-in në një takim në mbrëmjen e së martës për mbledhje fondesh për Scott Walker, Guvernator i Milwaukee, për rikandidimin e tij, ku ndodhej dhe Trump. Me biletën e blerë ai ka përfituar edhe një foto me Trump.

Këtë e konfirmon edhe Fox News e cila shkruan se “Presidenti Trump po ndihmon guvernatorin ëalker të mbledhë të ardhura për rizgjedhjen e tij. Një foto me presidentin në mbrëmjen e të martës në Milëauke do të kushtojë 10.000 dollarë. Vetë guvernatori ka thënë nnë radio se priste në event të madh me presidentin trump.”




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar