Basha takon Veselin: Institucionet
e reja, sfida të mëdha për vendin!

Basha takon Veselin: Institucionet<br />e reja, sfida të mëdha për vendin!
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë takimit, Kryebashkiaku Basha ka vlerësuar maturinë e treguar nga klasa politike e Kosovës në konstituimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të një periudhe të gjatë tranzicioni që vijoi mbas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Në fjalën e tij Basha shprehu besimin se klasa politike, parlamenti dhe qeveria e Kosovës do të arrijnë të ndërmarrin reformat e duhura dhe të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit europian dhe liberalizimit të vizave.

Basha garantoi Veselin se PD do të mbështesë fuqimisht intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe përshpejtimin e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës.

Po ashtu Basha shprehu mirënjohjen për kontributin që qeveria e Kosovës, forcat e sigurisë dhe bizneset e Kosovës dhanë për banorët të cilët ndodhen në vështirësi të mëdha në zonat e përmbytura.

Ne takim u diskutua me shqetësim dhe emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës.

“Kjo situatë është një detyrim edhe më i madh për dy vendet, për të gjetur rrugët dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës.Pamundësia ekonomike i detyron njerëzit të ndërmarrin vendime të guximshme për të emigruar së bashku me familjen por kjo nuk mund të jetë zgjidhja për qytetarët tanë, as në Kosovë e as në Shqipëri. Është detyrë e jona, politikanëve në të dy vendet të ndërmarrim reformat dhe vendimet e duhura, për të siguruar jetën e qytetarëve në vendin e tyre.” tha Basha

Ndër të tjera Basha ka vlerësuar edhe progresin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte dhe marrëveshja e arritur për drejtësinë. Sipas Bashës, vijimi i mëtejshëm i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve në terren kanë një rëndësi të madhe, si për sa i përket mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

basha veseli

basha veseli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë