Basha: Taksa e korrupsionit po dërrmon ekonominë! Më 25 prill do çlirojmë vendin nga pengmarrja, ndryshimin do e drejtoj unë! Nxisim të rinjtë të kthehen e të bëhen sipërmarrës

Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit, e cilësoi kthimin e tyre në atdhe si një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi, ndërsa shton se ky është objektivi kryesor i PD, në këtë kohë kur po ndodhin largime masive.

Akuzat ndaj qeverisë as në këtë bashkëbisedim nuk kanë munguar. Basha shtoi se sipas tij korrupsioni po e shkatërron ekonominë tonë, ndërsa u zotua se më 25 prill do ta çlirojë vendin nga pengmarrja politiko-ekonomike. Plani ekonomik i PD sipas Bashës është zgjerimi i shtresës së mesme. Teksa ka theksuar se qeveria e ardhshme ka për qëllim që të sjellë ndryshimin, këtë ndryshim kryedemokrati premton se do ta drejtojë vetë, duke pasur parim vetëm standardet europiane.

"Shumëkush që na ndjek do ta ndjejë atë vibër frymëzimi dhe shprese dhe besimi, që ofron vetë prania juaj, kthimi juaj në atdhe, në Shqipëri, kur mundësitë i keni pasur për të qëndruar jashtë që me siguri është shpresë jo thjesht dhe vetëm për familjet tuaja, por për të gjithë shoqërinë dhe është synimi, objektivi kryesor i imi personal dhe i Partisë Demokratike", - tha Basha në krye të bisedës.

Të rinjtë ngritën disa prej shqetësimeve kryesore që ata kanë konstatuar me kthimin e tyre në vendlindje, ku parësor është punësimi dhe vështirësia për të krijuar sipërmarrje të reja. Duke iu përgjigjur këtyre problematikave, Basha solli shembullin europian të Start-up-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren, kredi me interesa të favorshme.

"Një instrument që përdoret dhe nga vendet e Perëndimit është stimulimi i Startup-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren kredi me interesa të favorshme dhe me një lehtësim, sa i përket kolateralit dhe aspekteve të tjera, sa i përket ndërtimit të modelit të biznesit.

Me të vërtet Shqipëria mund të mos ketë në afat shkurtër mundësi financiare për të ndërtuar një skemë masive në këtë drejtim, por që ta orientojë një mekanizëm me mbështetje shtetërore, një fond garanci shtetërore drejt sektorëve prioritar të zhvillimit, që mund të jenë turizmi apo teknologjia e informacionit apo të tjera aktivitete prodhuese dhe ekspozuese, këtë Shqipëria mund ta bëjë. Për mua nuk ka prioritet më real sesa të mbështesim sipërmarrjen rinore standarde dhe të mbështesim punësimin e të rinjve, duke sjellë edhe stimulim fiskal edhe stimulim financiar për sipërmarrjet e tjera që punësojnë të rinjtë, duke përfshirë këtu të rinjtë që kthehen nga jashtë", - u shpreh kreu i opozitës.

Në planin për mbështetjen e të rinjve, Partia Demokratike parashikon edhe stimulimin e tyre për tu bërë sipërmarrës. Kreu i demokratëve, tha se për këtë do të ndiqet modeli i vendeve perëndimore. 

“Një instrument që përdoret dhe nga vendet e Perëndimit është stimulimi i Startup-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren kredi me interesa të favorshme dhe me një lehtësim, sa i përket kolateralit dhe aspekteve të tjera, sa i përket ndërtimit të modelit të biznesit”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Basha: Më 25 prill do çlirojmë vendin nga pengmarrja politiko-ekonomike! Pagën minimale do e bëjmë me jo më pak se 400 euro

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se sipas tij korrupsioni po e shkatërron ekonominë tonë.

Ai thotë se më 25 prill do ta çlirojë vendin nga nga pengmarrja politiko ekonomike.

"Taksa e korrupsionit po dërrmon ekonominë. Më 25 prill duam ta çlirojmë Shqipërinë nga pengmarrja politiko ekonomike. Rritja e pagave është premtimi ynë. Kur të vijnë në pushtet do bëjmë një pagë minimale me jo më pak se 400 euro. Rama mendon se do ta rrisë pagën me VKM. Jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në Ballkan. Plani ynë ekonomik, zgjerimi i shtresës së mesme. Shtresa e mesme, një fuqi shoqërore që garanton demokracinë. 25 prilli do jetë rikthim i fytyrës njerëzore të politikës. Politika ka humbur fytyrën njerëzore", tha Basha.

 

Ora 13:11
Basha: Qeveria e ardhshme do sjellë ndryshimin! Unë do ta drejtoj ndryshimin duke pasur parim standardet europiane

1608725530_87c9cb8c93eb4dcaa63e76c5194afb51.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ka thënë se qeveria e ardhshme ka për qëllim që të sjellë ndryshimin dhe këtë ndryshim kryedemokrati thotë se do ta drejtojë vetë, duke pasur parim vetëm standardet europiane.

"Ka qenë një kohë kur vendi ecte përpara, kur kishte vetëbesim shoqëria, ekonomia, ku ndërtohej infrastruktura, kur hiqeshin vizat, kur futej vendi në NATO dhe kjo e gjitha reflektohej në klimën e përgjithshme psikologjike, ekonomike, shoqërore, po natyrisht i takon qeverisë të japë impulse pozitive, siç i takon prindit ta udhëheqë fëmijën dhe familjen drejt mirëqenies apo drejt harmonisë, ashtu i takon qeverisë të japë shembull. Ka ardhur koha tani që çdokush që e do këtë vend te bëhet pjesë e ndryshimit. Ndryshimi s’mund të vijë për shkak të një njeriu të vetëm. Ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e të gjithë atyre që janë jo thjesht të tejngopur me situatën aktuale, por të vendosur për ta ndryshuar atë.

Qeveria e ardhshme ka për detyrë ta drejtojë këtë ndryshim dhe këtë do të bëjë. Për këtë zotohem që ne do ta drejtojmë këtë ndryshim. Unë do ta drejtoj këtë ndryshim duke pasur kriter dhe parim bazë vetëm standardet europiane. Por për këtë duhet ndihma e të gjithëve, duhet që askush të mos bëjë kompromis me të keqen. Sigurisht, gabime do të ketë edhe dështime mund të ketë, por për sa kohë që nuk ka kompromis me të keqen, për sa kohë që ajo që na frymëzon e na motivon është bindja se Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të siguruar normalitetin europian, për të siguruar shtetin e së drejtës, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të siguruar një ekonomi reale, funksionale, që krijon vende pune", iu tha Basha të rinjve.

Ora 12:58
Basha: Ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë! PD do e bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon

Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit tha se që të ketë punësim dhe mundësi biznesi për të ta, duhet të ketë një ekomomi të lirë dhe të shëndetshme.

"Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP.

Si mund të presësh që aktorët e tjerë në treg që kanë ide, që kanë plane që kanë inovacion, kanë dëshirën, kapitalin apo aftësinë për të marrë kredi dhe për të investuarm ta bëjnë këtë kur ata që duhet ta mundësojnë fushën e barabartë të lojës në treg, që është qeveria, është sundimi i ligjit, janë praktikisht ata që e kanë shkatërruar fushën dhe në këtë mënyrë krijohet një kulturë e frenimit të iniciativës, të favorizimit të një grushti njerëzish me lidhje dhe ndëshkimit të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë".

Një nga të rinjtë, ngriti edhe shqetësimin e rritjes së arrogancës së qeverisë, që si pasojë ka riformatimin e një shoqerie indiferente. Por për shefin e opozitës, ka ende shpresë për këtë vend, pasi sipas tij, ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e rinisë. Sipas tij në 7 vite qeveria ka marrë vendime të gabuara.

"Shqipëria është me fat që jemi këtu dhe unë jam me fat. Së bashku do ta ndryshojmë, për këtë mos keni asnjë pikë dyshimi. Edhe unë kam qenë në pozita të tilla. Mos harroni, nuk jam këtu sepse kam qenë këtu përherë. Kam qenë student jashtë, kam parë me trishtim të madh ndryshimin që rritej midis shoqërisë ku jetoja dhe studioja dhe shoqërisë shqiptare, dhe kam qenë 1000% i bindur, i motivuar që Shqipëria mund të ecte ne hapat e duhur dhe nuk do t’i mungonte asgjë. Përkundrazi, ne e njohim shoqëritë ku kemi studiuar e punuar, asgjë nuk na mungon, asgjë nuk ju diferencon ju me rininë bashkëkohore europiane", tha Basha.

Duke u ndalur në problemet me të cilat sipas tij haset sot ekonomia, kreu I PD premtoi se do ta bëjë vendin konkurrues në treg. 

"Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP.” 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 26/12/2020 18:02

    O LULZIME JEP LLOGARI PER DOSJEN QE KE NE PROKURORI PER RRUGEN E KOMBIT,,,PER KRIMIN E GERDECIT,,DHE PER SHITJEN E DETIT TEK GREKET.....DHE PER VRASJEN E 4 VETAVE NE BULEVARD...

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/12/2020 19:19

    Ja dhe Lulush tarravolja

    Përgjigju
  • Akrepi: 23/12/2020 19:12

    A-ja e zhvillimit te shoqerise ,- Ndertimi i shtetit te se drejtes - per te cilen eshte fol dhe punuar shume , por nuk eshte arritur . Sidoqoft , eshte elementi Njeri ai qe sjell zhvillimin , pra duhet zgjedh njeriu qe mendon dhe punon , si per vete , edhe per shoqerine . Zbatimi i ligjit ,nje per te gjithe , duhet te jete primar , nga gjithe institucionaret , pa perjashtim . Gjetia e rrugeve te reja ekonomike , perkrahia dhe zhvillimi i tyre . Opganizimi i ekonomise duhet te jete i gjithanshem , qysh nga Bujqesia , Blektoria , Zejtaria , industria e lehte dhe ushqimore , fillimisht per tu hapur rruge edhe industrise nxjerrese , perpunuse , fabrikave , uzinave e me radhe ku mund te prodhohet e trgetohet . Njeriu punon per te fituar ekonomi per familien e tij , prandaj rrogat e punetoreve dhe pensionet , duhet te arrijne --se paku-- minimumin jetik , per nje kohe te shpejt . Tu pritet rruga gjithe dallaveraxhinjeve , dhe gjithe llojeve te krimit , te krijohet bindia , se vetem me djersen e ballit , mund te krijohet nje institucion familiar i nderuar e respektuar , nga ku mund te rritet nje brez i ri Evropian . Te eleminohen politikat e perbalties , si ne politike dhe ne zhvillimet qytetare , si nje nga format e percaries dhe shkaterrimit te mirkuptimit popullor . Policia , te orientohet drejt sherbimit ndaj popullit , te mbroje jeten e njeriut dhe ekonomise se tyre , te luftoje krimin e cdo lloi ; Te mos jete nje polici politike , dhe ne sherbim te qeveritareve . Pra , te ndertohet shteti i se drejtes .

    Përgjigju
  • sula: 23/12/2020 18:07

    Po car ndryshimi do bosh ti mer Lul.Po kush te bon ty kryeminister.Shqipnia mer fun me ty si me Saliun.Jep dorheqe dhe le te rinjt e paster te PD te udheheqin.Mos ma shprese te Saliu se do marr pushtet me dhun se do haj kokn e vet

    Përgjigju
  • Endri: 23/12/2020 12:57

    Objektivi i rinise brenda dhe jashte vendit duhet te jete te pastrojne politiken shqiptare nga hajdutet, duke filluar nga ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale