Basha: Ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë! PD do e bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon

Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit tha se që të ketë punësim dhe mundësi biznesi për të ta, duhet të ketë një ekomomi të lirë dhe të shëndetshme.

"Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP.

Si mund të presësh që aktorët e tjerë në treg që kanë ide, që kanë plane që kanë inovacion, kanë dëshirën, kapitalin apo aftësinë për të marrë kredi dhe për të investuarm ta bëjnë këtë kur ata që duhet ta mundësojnë fushën e barabartë të lojës në treg, që është qeveria, është sundimi i ligjit, janë praktikisht ata që e kanë shkatërruar fushën dhe në këtë mënyrë krijohet një kulturë e frenimit të iniciativës, të favorizimit të një grushti njerëzish me lidhje dhe ndëshkimit të gjithë pjesës tjetër të shoqërisë".

Një nga të rinjtë, ngriti edhe shqetësimin e rritjes së arrogancës së qeverisë, që si pasojë ka riformatimin e një shoqerie indiferente. Por për shefin e opozitës, ka ende shpresë për këtë vend, pasi sipas tij, ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e rinisë. Sipas tij në 7 vite qeveria ka marrë vendime të gabuara.

"Shqipëria është me fat që jemi këtu dhe unë jam me fat. Së bashku do ta ndryshojmë, për këtë mos keni asnjë pikë dyshimi. Edhe unë kam qenë në pozita të tilla. Mos harroni, nuk jam këtu sepse kam qenë këtu përherë. Kam qenë student jashtë, kam parë me trishtim të madh ndryshimin që rritej midis shoqërisë ku jetoja dhe studioja dhe shoqërisë shqiptare, dhe kam qenë 1000% i bindur, i motivuar që Shqipëria mund të ecte ne hapat e duhur dhe nuk do t’i mungonte asgjë. Përkundrazi, ne e njohim shoqëritë ku kemi studiuar e punuar, asgjë nuk na mungon, asgjë nuk ju diferencon ju me rininë bashkëkohore europiane", tha Basha.

Duke u ndalur në problemet me të cilat sipas tij haset sot ekonomia, kreu I PD premtoi se do ta bëjë vendin konkurrues në treg. 

"Problemi kryesor i ekonomisë sot është monopolizimi, fakti që gjithë ekonomia vërtitet rreth 3-4 klientëve të qeverisë. Aty shkojnë lejet e ndërtimit, aty shkojnë lejet dhe licencat esksluzive, aty shkojnë tenderat, aty shkojnë koncesionet, aty shkojnë PPP.” 


Lajmi kryesor:

Basha: Taksa e korrupsionit po dërrmon ekonominë! Më 25 prill do çlirojmë vendin nga pengmarrja, ndryshimin do e drejtoj unë! Nxisim të rinjtë të kthehen e të bëhen sipërmarrës


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja