Basha: Taksat po rriten përditë
papunësia ka arritur majat

Basha: Taksat po rriten përditë<br />papunësia ka arritur majat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka azkuzuar qeverinë sa i përket gjendjes ekonomike të vendit. Nga Kuvendi Zgjedhor i demokratëve në Krujë kreu i PD tha se shqiptarët po e ndjejnë kudo në tavolinat dhe xhepat e tyre mjerimin. Basha tha se taksat po rriten dhe shtohen përditë, papunësi ka arritur majat, ndërsa ka kërkuar nga drejtuesit e rinjt të PD-së të hartojnë platformat e zhvillimit për zonat e tyre për t’i bashkur më pas në platformën e qeverisjes së vendit.
 
“Asgjë të re nuk kanë sjellë. Përkeqësim në çdo fushë duke nisur me ekonominë. Taksë pas takse ia morën shpirtin biznesit, ia morën shpirtin konsumatorit. Kredia në nivelet më të ulëta, vendet e punës po treten si bora në diell. Siguria në parametrat e vet më të këqinj. Ne jemi këtu për t’ju dhënë shqiptarëve një platformë zhvillimi. Një alternativë të vërtetë dhe jo rrenë për të krijuar mundësi për punësim për prodhim, për mirëqënie, për siguri, për një të ardhme të sigurtë dhe për një ekonomi të fortë. Ky vizion është dhe detyra e tretë e rëndësishme e këtij kuvendi dhe drejtuesve që do të dalin prej tij”, tha Basha.
 
Kryetari i PD-së i konsideroi zgjedhjet në parti si shumë të rëndësishme për ringritjen, hapjen dhe bashkimin e saj.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë