Tiranë - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka komunikuar sot se qeveria po shtyn vendin ne drejtimin e gabuar.
Sipas tij, nga 1 janari 2015 u rriten me 50% taksat per biznesin, qerate dhe tatim-fitimin.
Basha ka theksuar se "për të dytin vit rradhazi shtresa e mesme po shkon drejt eleminimit progresiv, ndërsa në vendet e zhvilluara, njerëzit me të ardhura mesatare arrijnë deri në 60% të shoqërisë".
Basha e ka konsideruar shtresën e mesme si garancinë e demokracisë dhe mirëqenies. "Por, tek ne, ajo sulmohet me taksim të pandershëm dhe presion politik", shkruan kryetari i PD-se në Facebook. /ATSH/
/Shqiptarja.com