TIRANË – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka njoftuar sot fushatën e anëtarësimeve të reja në parti dhe fillimin e zgjedhjeve në degët e saj. Basha theksoi se sot, PD-ja ka numrin më të madh të anëtarëve që ka pasur ndonjëhërë në historinë e saj, me të dhëna të rregullta në regjistër.
Basha, nga selia e PD-së, tha:“PD-ja në opozitë u ngrit prej humbjes në një kohë të shkurtër dhe po ringrihet e fuqishme tashmë. Dua të falenderoj ata që sot janë anëtarësuar në “familjen tonë”; ky është bashkimi ynë si atdhetarë, si europianistë. Por, kjo histori nuk mbyllet këtu: kthimet dhe rikthimet në PD do të vazhdojnë. Përtëritja dhe hapja mbeten natyrë e PD-së.
Sot, ne çelim një etapë të re: zgjedhjet në seksione, nënseksione dhe degë. Kam lëshuar sot udhëzimin për fillimin e këtyre zgjedhjeve, për shndrrimin e tyre në një shkollë të etikës qytetare dhe një nisje të re me frymëzime të reja drejt objektivave që kemi. Zgjedhje të lira, pushtet i lirë, kjo do jetë motoja e PD-së,."- theksoi kreu i demokratëve duke uruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Redaksia online
(armanda shtëmbari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com