Basha: Të bëjmë PD europiane
pastaj të ndryshojmë Shqipërinë

Basha: Të bëjmë PD europiane<br />pastaj të ndryshojmë Shqipërinë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Gjirokastrës dhe banorë të lagjes Zinxhira.
 
Basha theksoi se ndryshimi i vendit, do të ndodhë por kësaj duhej ti paraprijë ndryshimi i Partisë Demokratike.
 
Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë.
 
Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore.
 
Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë.
 
Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë.
 
Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët
” u shpreh Lulzim Basha.
 

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai