“Diskutuam për një numër çështjesh me interes të përbashkët. PD ka qenë dhe mbetet firca kryesore e vokacionit përëndimor të shqiptarave, forca që ka nisur procesin e integrimit europian dhe euroatlantik, dhe ka arritur disa çështje mjaft të rëndësishme. Diskutuam për zgjedhjet e 23 qershorit, faktin që PD bëri gjithçka për zgjedhje të lira, me standarde dhe transparencë. Zgjedhjet u vlerësuan nga qytetarët dhe vëzhguesit ndërkomvbëtarë. Ndërkaq në zgjedhjet në Shkodër, Lezhë dhe zona të tjera elektorale pati problematika, por kjo tregoi se në 23 qershor ka ngritur kokë një precendent i rrezikshëm për të deformuar votën dhe vullnetin e shqiptarëve. Ky është precedent i rrezikshëm për Shqipërinë, demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Do ketë përpjekje për të arritur këtë transparencë. Përdorimi i elementëve kriminalë në zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishte spontane, por e organizuar dhe duhet të marrin përgjegjësi para qytetarëve dhe para ligjit. PD është e vendosur për transparencë të plotë”, tha Basha.
Duke theksuar arsyen e vizitës së tij për të uruar personalisht, kreun e ri të PD, Lulzim Basha për detyrën e re, ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi u ndal tek roli i madh i bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për integrimin e vendit.
“Së pari do thoja se ne besojmë se janë të rëndësishme dy gjëra, forcimi i qeverisë dhe forcimi i opozitës. Në Europë të gjtihë janë të bindur për rolin e opozitës për zhvillimin e një shoqërie demokratike. Ne shprehëm rëndësinë e përfundimit normal të procesit, dhe për një kalim normal të kompetencave. Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të ecet përpara në rrugën drejt Europës. Kjo është po ashtu shumë e rëndësishme në kuadër të mundësisë për të marrë statusin e vendiy kandidat. Siç e kam thënë më përpara, statusi i vendit kandidat është i arritshëm brënda dhjetorit. Ky është një mesazh i përsëritur edhe nga Brukseli. Por që të arrihet kjo, duhet që të ekzistojnë përpjekje të koordinura të faktorëve politikë në vend, dhe BE është i gatshëm të ndihmojë në këtë proces”, u shpreh Sequi. Deklarata e ambasadorit Sequi
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për ankimimet lidhur me procesin zgjedhor dhe vonesat në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, Sequi tha se duhet vepruar në kohë, pasi nuk ka shumë kohë deri në realizimin e progres raportit për statusin.
BASHA: KOMISION PËR MBROJTJEN E PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS
Lideri i ri i PD, Lulzim Basha, ka bërë me dije se do të ngrihet një komision për mbrojtjen e administratës, duke ju referuar iniciativës që kryeministri në pritje, Edi Rama, ka ndërmarrë me pranimin e CV-ve të qytetarëve nëpërmjet adresës së e-mail-it. Por në fakt, zoti Basha ka harruar se vetëm në 6-mujorin e parë të ketij viti janë mbi 400 padi të depozituara në Gjykatën e Tiranës nga punonjës të pushuar nga puna nga kryebashkiaku i Tiranës në institucionin që ai drejton.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)