Basha tek ish-Këneta në Durrës: Përshpejtojmë procesin e rindërtimit! Do të bëhet transparencë dhe rivlerësim i dëmeve nga tërmeti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorë të ish-Kënetës në Durrës, tha se nuk ka forcë që e ndal ndryshimin. Basha po ashtu falenderoi edhe të majtët në veçanti, të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare.

Basha shtoi se do të përshpejtojnë procesin e Rindërtimit dhe se do të ketë transparence dhe rivlerësim real të dëmit sipas denoncimit të qytetarëve.

'Dua t’i përshëndes të gjithë ata durrsakë dhe shqiptarë socialistë të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare. Dua t’i falënderoj dyfish sepse ata janë dyfish të zhgënjyer. Sepse ata votuan dhe mbështetën Partinë Socialiste por sot e kanë të qartë që e vetmja mënyrë për familjet e tyre, për Shqipërinë, për fëmijët e tyre për të ndryshuar është të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim. Ndaj, ju them mirë se vini! Mirë se vini në betejën për ndryshim dhe i garantoj se politika e përçarjes të shqiptarëve do të marrë fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 me 25 prill. Këtu po hapet një shesh nga ato që janë premtuar me shumicë për të bërë përshesh. Për kë po hapet ky shesh. Për banorët e pallateve të Durrësit që t’ju grabisin trojet e pallateve të tyre, pse nuk ka transparencë.

Me ne rindërtimi i shtëpive të durrsakëve dhe i të gjithë banorëve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kenë të garantuar, një, transparencë, dy, rivlerësim real të dëmit sipas denoncimeve të qytetarëve. Ata që kanë pasur dëmin e lartë dhe që pastaj ja kanë ulur dëmin, do t’ju rivlerësohet dëmi dhe do të marrin dëmshpërblimin menjëherë ashtu siç e meritojnë. Dhe tre, banorëve në zonat urbane dua t’ju ri deklaroj dhe një herë se kemi, sot, gati ekipin e urbanistëve, arkitektëve, inxhinierëve më të zotë që ka Shqipëria dhe se jo vetëm që nuk do ta frenojmë por do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit sepse ne do të kemi besimin e institucioneve europiane, sepse ne nuk do të bëjmë tendera sekretë, pa garë, për t’ju dhënë milionat e shqiptarëve kushërinjve të pushtetarëve. Por do të bëjmë të mundur brenda kohës më të shkurtër rindërtimin e banesave të qytetarëve të Durrësit, aty ku i kishin. Vëllezër dhe motra nuk ka forcë ta ndalë ndryshimin. Më 25 Prill të gjithë drejt kutive të votimit votojnë numrin 9, votojnë ndryshimin! Zoti e bekoftë Durrësin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha në Kavajë premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias! Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen