Basha thirrje Brukselit: Sillni ekspertë të pavarur për monitorimin e situatës

Kryeministri Edi Rama sot në zyrën e tij zhvilloi një takim me kryeprokuroren Arta Marku, kreun e SHISH, Helidon Bendo, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe të Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas protestes se dhunshme te opozites. Basha tha Arta Marku është zgjedhur për të mbrojtur Ramën, ndërsa kërkoi aplikimin në Shqipëri të ashtuquajturit 'Raporti Priebe'.

"Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur. Arsyeja pse Arta Marku është emëruar aty është që kjo mos të ndodhë dhe nuk ka ndodhur. Arsyeja pse është kapur KLP, KLGJ dhe Vettingu është që të mos hetohen Rama, Gjiknuri, Balla, Xhafaj...Ne jemi të vendosur për një reformë në drejtësi që të dënojë dhe jo të mbrojë kriminelët. Duhet një raport ' Priebe ' për të ndalur korruptimin e drejtësisë. Ka gjyqtarë që nuk janë shquar për ikona të korrupsionit, thonë po marrim një shukë me lekë se thonë ne do të ikim. Ne nuk kemi rrugë tjetër, sa më e madhe të jetë pjesëmarrja aq më shpejt do të fitohet beteja.

Thirrja ime iu drejtua urdhëruesit të dhunës, njeriut që e ka politizuar dhe kriminalizuar. Për policinë kam vetëm një thirrje mos iu bindni urdhrit politik. mes tyre ka edhe kriminelë me damkë si Baro i mbrëmshëm që duhet të ishte i dënuar, por përfaqëson krimin e veshur me uniformë. Atij i them asgjë nuk do të harrohet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Por si mund ta përballonte policia situatën? Nuk jemi këtu për të diskutuar manualet si duhet të sillet policia. Aty janë prindërit e fëmijëve 3-5 që iu hodh gaz lotsjellës. E dini ngjarjen? Gjithashtu e dini sa qytetarë kanë vrarë veten në burgje për 30-50 mijë lekë të vjetra.  Imagjinoni që ka njerëz kanë përballë dhunuesin, që i ka nxjerrë nga shtëpitë, përse? Se të pasurohen një grup njerëzish. Vila miliona dollarëshe si Surreli. Kanë kaq shumë para sa nuk u mjaftojnë edhe shtëpitë e kushërinjve për ti fshehur, këto janë dy realitetet" tha ai.

Por cfarë është 'Raporti Priebe' që Basha kërkon të aplikohet edhe në Shqipëri?
Në 2017 në momentin e krizës së thellë politike së bashku me ndërmjetësimin diplomatik midis aktorëve politikë në Maqedoni, Brukseli mblodhi një grup ekspertësh të pavarur, të udhëhequr nga ish-drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Reinhard Priebe për të identifikuar çështjet sistematike të Sundimit të Ligjit. Hetimi asokohe në vendin fqinj çoi në të ashtuquajturin “Raporti Priebe”. Ekspertët e pavarur nga vendet anëtare të BE-së identifikuan problemet e demokracisë duke shkuar më thellë se raportet e zakonshme të BE-së. “Raporti Priebe” u porosit dhe publikua nga Komisioni Europian çka i dha peshë më të madhe. Lulzim Basha kërkon nga Brukseli që një gjë e tillë të aplikohet edhe në Shqipëri, në një moment kur na ndajnë vetëm pak javë nga vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.


Lajmi kryesor:

'S'jap dorëheqjen'/ Basha-Ramës: Urdhërove dhunën, mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie