Kreu demokrat Lulzim Basha i ka bërë thirrje live drejtuesit të SPAK Arben Kraja që të dalë sot përpara qytetarëve dhe të përgjigjet në çfarë pike janë hetimet lidhur me incerenatorët.
Ndërkaq Basha shtoi se nëse ai ka presione mafioze të dalë dhe të denoncojë, në të kundërt do të mbajë përgjegjësi që nuk jep llogari. Sakaq ai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dje nw studio, duke thwnw se vetëm pronari incenenatorëve mund të hidhej ashtu si kryeministri dje në studio të ftuarve.
"Bëhet fjalë për ekonominë tonë dhe të qindra mijëra shqiptarëve. Kujton se njerëzit do të merren me të në vend që të kërkojnë ku do ti gjejnë lekët për të ngrënë.Vetëm pronari i incerenatorëve mund të hidhej ashtu si kryeministri dje në studio të ftuarve.Vetëm pronari i aferave korruptive mund të hidhej ashtu, e të nxirrte spërkala nga goja. Skam parë një çakërdisje të tillë. Besoj shqiptarët e kuptuan se çfarë halli ka njeriu që hidhet ashtu.
Këtë përgjigje shqiptarëve ia ka borxh prokurorisë speciale, që e kemi mbëshetetur duke shkelur edhe mbi bindjen tonë përpaanshmërinë, të mos heshtë dhe të tregojë se çfarë bën me këtë rast epik dhe këtë vjedhje në kohë pandemie. Njerëzit pa bukë dhe ky vijon. Çfarë vendi është ky, që nuk ka një prokuror të dalë e të thotë se ky është krim kaq i rënde, se unë o nis hetimin dhe i çoj para drejtësisë dhe jap dorëheqjen. Sot kanë mbështetjen time. Të thonë në çfarë stadi kanë nisur hetimet. Afera e incerenatorëve ka zbuluar një grup kriminal.
Arben Kraja kreu i SPAK të dalë sot para qytetarëve të thotë ku janë hetimet. Ose nëse ka presion mafioz të dalë të thotë që ne ti dalim në krah. Përndryshe po hesht ashtu siç bën pronari i inceneratorëve dhe për këtë do të marrë përgjejgësi", tha Basha.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.7%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1546
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37