Kryetari i PD, Lulzim Basha, i bëri thirrje SPAK që të vazhdojë hetimet për çështjen e inceneratorëve dhe të mos presë dorëheqjen e zyrtarëve për t'i arrestuar.

"Mos prisni që të japë dorëheqjen ministri i radhës por vërjani prangat në ministri, mos prisni që të japë dorëheqjen kryebashkiaku i radhës por vërjani prangat në zyrë. Do të kenë mbështetjen e gjithë shqiptarëve. Me këtë aferë është zbuluar afera më e madhe korruptive për të zhvatur të ardhmen e shqiptarëve", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha flet për Inceneratorët: Pas lefter Kokës po bëhet gati kurbani i radhës! Duan të shpëtojnë përgjegjësit e vërtetë! Tabaku: Dosja e çudirave