Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ka qenë mirënjohja ajo që e mbajti peng ndaj Sali Berishës. Ndërsa thumboi deputetët demokratë të cilët iu bashkuan grupi të Rithemelimit, duke thënë se në asnjë moment nuk kanë pasur interes për Sali Berishën por kanë pasur interesa personale lidhur me renditjen e tyre në listën e kandidatëve për deputetë.
“Nuk mund të bie në prejën e emicioneve e të marrë vendime të tilla. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan tek Berisha se iu digjte barku për të por në fakt janë njerëzit që e kanë anatemuar pas krahëve për vite me rradhë. E dimë se nuk kanë shkuar atje as për Berishën e as për demokratët, kanë shkuar se nuk donin të ishin të tetët por të tretët, kanë shkuar se besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë sot demokratët”- tha Basha.
Lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pasi u shpall non-grata, Basha tha se e vetmja gjë që e kishte mbajtur peng ishte mirënjohja ndaj ish-kryeministrit.
“Sa kam punuar unë me Berishën nuk kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur imazhin e tij... por nishte një moment që duhej zgjidhja mes mirënjohjes që ishte e vetmja gjë që më mbajti peng dhe nevojës për të lëvizur përpara. Po të mendoja për veten time, sot nuk do kishte PD euroatlantike, properëndimore”- shtoi Basha.
Por shtoi se sipas tij po të mendonte për veten, sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore por edhe kjo e fundit do të ishte në situatën e Rithemelimit.
“Po të mendoja për veten time sot nuk do të kishte Parti Demokratike zyrtare properëndimore, por do të ishte e gjitha e tretur e pashpresë, sikurse Rithemelimi. Kujtdo që bën llogaritje personale i kujtoj fatin e këtyre dhe janë shndërruar në sindromën e bixhozçiut dhe nuk ofron asnjë zgjidhje”- theksoi Basha.
Lajmi kryesor:
Basha: PS të lerë mënjanë çdo alibi e t’i japim shqiptarëve një Reformë Zgjedhore! Bashkimi i fraksioneve në PD jo mekanik, tymueset ndihmojnë Ramën
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35