Basha: PS të lerë mënjanë çdo alibi e t’i japim shqiptarëve një Reformë Zgjedhore! Bashkimi i fraksioneve në PD jo mekanik, tymueset ndihmojnë Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, ku i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama sa i takon mos-interesimit të opozitës për nisjen e punës së Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore. Basha tha se deklarata e Ramës gjatë ditës së djeshme është vetëm një alibi për t’ju shmangur përgjegjësisë ndërsa nënvizoi se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Dje dëgjuam kryeministrin që iu kthye lojës së vjetër të gjetjes së alibive për mosmbledhjen e komisionit.  Mesazhi që kam, për një kohë të gjatë kanë përdorur gjendjen ku ndodhet opozita për t’u iku përgjegjësive. Në raport me Komisionin për Reformën Zgjedhore kjo alibi nuk pin ujë. Ka deputetë të PD dhe përfaqësues të partive aleate. Spektri opozitar është i plotësuar. Propozimet tona janë konsultuar gjerësisht, pa diskutim ne mbetemi të hapur nëse ka plotësime apo propozime për plotësime për çështje të tjera që Reforma Zgjedhore duhet të trajtojë ndonëse mendojmë se me paketën tonë, kemi shteruar kërkesat që u shërbejnë njerëzve. Platforma jonë nuk është partizane, nuk i shërben një partie politike por njerëzve. Shqipëria ‘një zonë elektorale’ i jep përgjigje pabarazisë së votës. Me propozimet tona, i japim përgjigjie shteruese edhe pikëpyetjeve të vendosura deri tani për të ndaluar votën e emigrantëve. Prandaj alibitë kanë rënë, sot disa ditë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit, thirrja ime është Komisioni i Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna. Ky nuk duhet të jetë vit alibish. Nuk ka alibi përveç atyre që shpiken vetë, komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë.  Bashkëkryetari do të hedhë të gjithë procedurat për të filluar këtë komision për të treguar se kush e do këtë komision dhe kush nuk e do”- u shpreh Basha mes të tjerash.

Gati të pamundur sheh edhe mundësinë e bashkimit të Partisë Demokratike dhe opozitës nën çatinë e asaj që ka nisur të quhet federatë, me non gratën e Berishës mbi kurriz.  

"Bashkimi në politikë nuk është mekanik. Historia e politikës 5-mijëvjeçare tregon se bashkimet mekanike janë pseudobashkime dhe dështojnë. Bashkimet politike janë interesa politike, janë kauzat e PD, zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca strategjike me perëndimin dhe për këtë nuk ka nevojë t’i hedhim hi syve njerëzve", tha Basha.

Edhe kushtin, që të Sali Berishës i kanë vendosur duke i kërkuar të bëjë “opozitarin”, Basha e quan cic-mic që nuk i shërben, sipas tij, demokratëve. Lojë për interes të Ramës quan edhe betejën në parlament të deputetëve të Sali Berishës e Gazment Bardhit. Këtë të fundit, edhe pse pa i përmendur emrin, e akuzon se protagonizmin në parlament, nuk e ka për demokratët, por për kalkulimet personale. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Basha: Bashkimi i fraksioneve në PD nuk duhet të jetë mekanik, por për kauzat! Rasti me LSI-në solli kosto për demokratët

Lulzim Basha pranoi se disa nga lëvizjet që ka bërë PD në të kaluarën për t ‘ju imponuar qeverisë, nuk kanë patur sukses. I pyetur për bashkimin e fraksioneve të PD-së, ai tha se ky bashkim nuk duhet të jetë mekanik, por bashkim interesash politike dhe kauzash. Rast që i ka kushtuar PD-së ai përmendi bashkimin me LSI-në.

“Të gjitha lëvizjet që PD ka bërë në të kaluarën kanë synuar ti imponohen qeverisë dhe një pjesë nuk kanë patur suksese, sepse disa lëvizje nuk kanë patur përkrahje ndërkombëtare. Dihet që në historinë e PD, aksione të fuqishme dhe me mbështetje popullore nuk ia kanë dalë të arrijnë objektivat e tyre. PD e ka mësuar, do të ishte mirë ta mësonin dhe ata që nuk e kanë mësuar këtë pjesë të historisë. Tymueset jo vetëm që nuk japin rezultat po ndihmojnë Edi Ramën. Rama shin e grin tash e dy muaj. Kemi humbur një nga forumet kryesore ku janë komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Ashpërsimi i i aksionit opozitar nuk do të thotë t’i presësh fytin zërit të opozitës dhe të lejosh kundërshtarin politik të kalojë akte të mëdha si buxheti i shtetit brenda 4 minutash ku në traditë diskutimi merr dy ditë. I vetmi debat është bërë nga kjo seli, por për fatin e Ramës, kush e kishte mendjen te deklarata se ishte tymi që ka dëmtuar opozitën, PD dhe  imazhin e demokratëve dhe interesin publik.

Bashkimi në politikë nuk është mekanik. Historia e politikës 5-mijëvjeçare tregon se bashkimet mekanike janë pseudobashkime dhe dështojnë. Bashkimet politike janë interesa politike, janë kauzat e PD, zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca strategjike me perëndimin dhe për këtë nuk ka nevojë t’i hedhim hi syve njerëzve", tha Basha.

"Bashkimet mekanike na kanë çuar në kosto për demokratët siç ishte bashkimi me LSI-në i cili na kushtoi më shumë se sa na avantazhoi në përballje me Edi Ramën", shtoi ai.

Ora 18:30
Pse nuk e përmendni 'McGonigal'? Basha: Kam mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë! Dardha e ka bishtin mbrapa

 

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp është pyetur se përse nuk e përmend çështjen McGonigal. Ai tha se ka mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë ndërsa preferoi që të përgjigjej me një thënie popullore 'dardha e ka bishtin mbrapa'.

"Kam reaguar kur çështja ka dalë për herë të parë pothuajse një vit më parë dhe e kam thënë fare qartë çfarë kam dashur të them se e drejta vonon por nuk harron. Çështja nuk është në gjyq por pritet të jepet vendimi përfundimtar. Dhe prapë meqë na pëlqejnë këto thëniet popullore dardha e ka bishtin mbrapa. S’mund të flas në emër të institucioneve amerikane", tha Basha.

 

Ora 18:07
'Cic-mice', Basha debat me gazetarin: Unë jam kryetar i PD-së, e thotë Gjykata, KQZ dhe të gjitha institucionet

 

I vënë përpara parashtrimit se nuk është larguar nga detyra megjithëse dha dorëheqjen më 21 mars 2022, Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se ai është kryetari i PD-së sipas zgjedhjeve të 29 korrikut ‘një anëtar, një votë’. Basha theksoi se KQZ, ndërkombëtarët dhe institucionet e shtetit shqiptar or edhe ndërkombëtarët e njohin atë për kryetar të PD.

Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD-së, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.

Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…

Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.

Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…

Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.

Ora 17:45
'Pse doli publikisht vetëm pas arrestimit të Berishës?' Ja si përgjigjet Basha

Pse dolët publikisht vetëm pas arrestimit të Berishës?

"Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.

Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto 4 muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet, organizimin e saj, kontaktet me qytetarët e grupet e interesit dhe nisjen e procesit të ofertës tonë elektorale për procesin e ardhshëm zgjedhor parlamentar dhe iniciativat politike. 

PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush bërtet e  tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj.

Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë" tha Lulzim Basha

Ora 17:43
‘Mirënjohja më ka mbajtur peng të Berishës’, Basha tregon pse zgjodhi të ndahet prej ish-kryeministrit

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ka qenë mirënjohja ajo që e mbajti peng ndaj Sali Berishës. Ndërsa thumboi deputetët demokratë të cilët iu bashkuan grupi të Rithemelimit, duke thënë se në asnjë moment nuk kanë pasur interes për Sali Berishën por kanë pasur interesa personale lidhur me renditjen e tyre në listën e kandidatëve për deputetë.

“Nuk mund të bie në prejën e emicioneve e të marrë vendime të tilla. Fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur shkuan tek Berisha se iu digjte barku për të por në fakt janë njerëzit që e kanë anatemuar pas krahëve për vite me rradhë. E dimë se nuk kanë shkuar atje as për Berishën e as për demokratët, kanë shkuar se nuk donin të ishin të tetët por të tretët, kanë shkuar se besonin se ai stan kishte bulmet më të mirë. Këto janë vendime që i paguajnë sot demokratët”- tha Basha.

Lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pasi u shpall non-grata, Basha tha se e vetmja gjë që e kishte mbajtur peng ishte mirënjohja ndaj ish-kryeministrit.

“Sa kam punuar unë me Berishën nuk kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur imazhin e tij... por nishte një moment që duhej zgjidhja mes mirënjohjes që ishte e vetmja gjë që më mbajti peng dhe nevojës për të lëvizur përpara. Po të mendoja për veten time, sot nuk do kishte PD euroatlantike, properëndimore”- shtoi Basha.

Por shtoi se sipas tij po të mendonte për veten, sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore por edhe kjo e fundit do të ishte në situatën e Rithemelimit.

“Po të mendoja për veten time sot nuk do të kishte Parti Demokratike zyrtare properëndimore, por do të ishte e gjitha e tretur e pashpresë, sikurse Rithemelimi. Kujtdo që bën llogaritje personale i kujtoj fatin e këtyre dhe janë shndërruar në sindromën e bixhozçiut dhe nuk ofron asnjë zgjidhje”- theksoi Basha.

Ora 17:41
Vula e PD në Apel, Basha: Kënaqësi që i jepet fund një pjese të vërdallosjes! Gjykata vërteton në çdo moment se kryetari jam unë

 

Në konferencën që po mban për mediat, Lulzim Basha u pyet edhe për vendimin e Gjykatës të Lartë për kthimin e çështjes së vulës së PD-së në Gjykatën e Apelit. 

"E para vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhej me kërkesën tonë ndaj gjykatës së apelit. Kënaqësi që Gjykata e lartë i dha fund një pjese të vërdallosjes nëpër gjykata. I bëj  thirrje apelit që të bëjë gjykim të plotë dhe jo të pjesshëm të çështjes. Edhe Gjykata e Tiranës po e pyetët se kush është kryetar i PD do tu thotë se ai është Lulzim Basha. Nuk e them unë që jam kryetar i Pd e thotë gjykata", tha Basha.

Ora 17:40
Vetingu i politikanëve, Basha: Unë e deputetët e mi gati ta dorëzojmë imunitetin vullnetarisht

 

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dhe pr/ligjin që propozon heqjen përfundimtare të imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.

Basha garantoi se ai dhe të gjithë deputetët e tij janë gati ta dorëzojnë vullnetarisht. 

“Propozimi që kam dërguar në parlament është solid me përvojë e vendeve të tjera. Kërkohet dhe vullneti i të tjerëve. Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD-së për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti sipas propozimit që i kam dërguar aty. Kjo i komunikohet dhe SPAK. Po ju kujtoj iniciativën tonë për heqjen përfundimtare të imunitetit për të gjithë deputetët e Kuvendit

Ora 17:22
Pse nuk shkoi në Kuvend për të votuar heqjen e imunitetit për Berishën? Basha: Shkak kaosi, ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë  

 

Kryetari i PD Lulzim Basha në konferencën për shtyp është përgjigjur dhe për mungesën në seancën plenare ku u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK. Ai tha se shkak për mungesën ishte situata në të cilën ndodhej Kuvendi për shkak të kaosit të krijuar nga Rithemelimi, megjithatë nënvizoi se qëndrimi i PD u bë i qartë nga Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e këshillit të mandateve ku dhe doli me një raport përmes të cilin rekomandonte heqjen e imunitetit.

“Vendimi i Pd është i qartë. Ne prej fillimit kemi thënë se për këdo që kërkohet heqja e imunitetit do të votojmë. Alibeaj bëri të qartë vendimin e PD në mbledhjen e komisionit të mandateve. Ne do ishim në parlament por ka kohë që parlamenti nuk funksionon si i tillë. Në atë ditë parlamenti ka qenë në gjendjen e vetë më të rënduar... Kishim një grup njerëzish që krijuan tym dhe nga ana tjetër ujkun që e përdorte këtë tym. Po ju kujtoj edhe njëherë iniciativën tonë për heqjen e imunitetit të çdo deputeti”, tha Basha.

Ora 17:20
Berisha në arrest shtëpie, Basha: Keqardhje, u degdis në katin e 8-të, kosto e zgjedhjes së vet! PD të lërë pas të shkuarën, është e domosdoshme

Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon për herë të parë publikisht lidhur me vendosjen e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’. I pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku se cili ishte reagimi i tij mbi ashpërsimin e masës së sigurisë Basha thotë se degdisja në katin e tetë në arrest shtëpie, është kosto e veprimeve të Sali Berishës.

"Kam dy reagime, njëri është në rafshin personal, tjetri zyrtar.

Në rrafshin personal nuk më vjen mirë. Më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar për një kohë të gjatë e që padiskutim ka dhënë kontributet e veta për vendin të përfundojë këtu. Cfarë kam pasur për ti thënë ia kam thënë. Edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtijkomunikimi që kishte të bënte me hapat që duheshin erdhur për të mos ardhur deri këtu por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet dhe marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që bëri. Kjo është njëra anë e Kostos që sjellja e tij që i solli të gjithëve, i dha familjes i dha një kosto të jashtëzakonshme PD dhe vendit. Në rafshin personal nuk kam asgjë vec keqardhje të thellë që kjo të përfundojë kështu nga ana tjetër PD është e domosdoshme që PD të lërë pas të shkuarën e të ecë përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën as të mohojnë as retushojnë gjëra te mira apo të këqija por të ecin përpara.

Përgjigjja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD-së është që drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar dhe çdo kush nga unë i pari, e çdo politikan të jemi  në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Prandaj kam çuar në kuvend propozimin për heqjen përfundimtare të imunitetit. Sot kemi qytetarë të barabartë para ligjit e 140 deputetë jo. Kemi fenomenin e Arben Ahmetajt u deshën 2 javë, kohë e mjaftueshme për tu arratisur. Kjo duhet marrë fund".

Ndër të tjera Basha ftoi demokratët të ecin përpara. 

"Atë tjetrin e degdisën në katin e tetë. I vetmi njeri që ka përfiituar nga kjo gjë është Edi Rama, ka mbaruar telenovela. Ka dy vjet që Rama shikon telenovelë falas, duke stimuluar dramën në PD. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptare ta fikin këtë telenovelë".

Mungesën e tij në parlament për t’i thënë ‘po’ arrestimit të ish kryeministrit Berisha, e argumentoi duke thënë se nuk shkluan për shkak  të kaosit të Rithemelimit.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 12/01/2024 08:01

    Luli perpara se te anatemoj te tjeret te "pastroj"veten nga hijet qe qendrojne mbi te.Ne postet ministrore ku ka qene eshte akuzuar per vepra ne kundershtim me ligjin.Si Minister i infrastruktures u akuzua per prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi dhe per abuzimin e 230-milion euro tek rruga e kombit.Si Minister i jashtem u akuzua per tradheti pasi firmosi marreveshjen per dhenien e detit.Si minister i brendshem u akuzua per vrasjet e 21-janarit.Si kandidat per Kryetar te Bashkise te Tiranes u akuzua per manipulim te votave e te tjera.Ne vetem nje rast u kerkua te paraqitej ne gjykate por ishte me"raport mjeksor".A mund te thote ky Politikan (kryetar) se ne 10-vite Kryetar i PD-s ne cilen perballje elektorale ka fituar?Ne mendimin tim Ai nuk mund te jete personi i mundshem per ndryshimin e gjendjes te PD-s dhe Shqiperise.Opozita Shqiptare le ta mbaje e ta gezoj,kurse shqiptaret ta gezojne "mbretin"e ri

    Përgjigju
  • Genci: 11/01/2024 22:59

    Ja paten thene qart e paster nderkombtaret qe me berishen nuk vihet ne pushtet, dhe cdo dit e me shume vete berisha po e verteton qe eshte vetem faktor destabilizues ne parlament, ne parti, ne rruge. Po kush kishte integritet per ta ndjekur jevgu belos dhe cyryku nokes

    Përgjigju
  • Silvi: 11/01/2024 21:28

    O basha, bej nje nder te madh partise demokratike, hiq Belo Kellicin, Mulin, Salianjin e ato sahanlepirsat qe vjedhin si grusht hajdutsh neper zgjedhje … sill njerez te ri dhe jo te promovish gabimisht tradhetar si belo e salianj qe jane shembulli me i keq i rinis shqiptare.. beja kete nder partis demoraktike e pastroje nga ky llum

    Përgjigju
    • Goni: 11/01/2024 22:22

      Silvi, 100 here me mire Gazment Bardhi se ato matrapazat qe sdo njeri me i pa

  • Edison: 11/01/2024 20:49

    O Basha, me kete rast pastro dhe skenen nga Kellici e Nokat qe perfitojn nga cdo zgjedhje per te ber para

    Përgjigju
  • Genci: 11/01/2024 19:58

    Pa te shofim keto lepirsat e Rithemelimit, e Nevojtores me fal Foltores cdo bejn tani

    Përgjigju
  • luliiii: 11/01/2024 17:53

    kthehu lylii kthehu dhe nje here te fitoret etuaja .aman kthehuuuuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim