CDU/CSU PRO çeljes së negociatave/ Basha takim me gazetarët: Negociatat nuk hapen pa plotësuar 9 kushtet, kemi dy plane (VD)

Një ditë pasi grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD ka votuar 'PRO' hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me gazetarët ku është shprehur se ai personalisht së bashku me opozitën kanë ndikuar për vendimin pozitiv për këtë vendim. Fillimisht Basha ka shprehur mirënjohje për vendimin e marrë nga dy grupet kryesore të Bundestagut, CDU/CSU dhe SPD, por vënia e 9 kushteve sipas Bashës ka ardhur për shkak të keq qeverisjes së Ramës.

Kreu i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se protestat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë do të vazhdojnë dhe se nuk ka asnjë tërheqje apo dorëheqje nga protestat, pasi sipas tij janë një nga mjetet më të fuqishme që opozita ka. 

Lulzim Basha tregoi se ka patur përpjekje ndërkombnëtare për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Pa dhënë shumë shpjegime ai kërkon që t’i bëhet një pyetje Kryeministrit Rama se pse refuzoi bashkëpunimin në qershor. 

Për sa i përket Reformës në Zgjedhore, Basha ka deklaruar se duhet t'i jepet fund financimit të partive nga bandat kriminale dhe se Reforma duhet të jetë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Më pas kreu i PD  ka deklaruar se opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.  Kjo krizë sipas Bashës mund të kapërcehet vetëm me vullnet politik ka.

Pas një pauze nga qëndrimi 'Rama ik' duke se Basha i është rikthyer sërish kësaj duke thënë se  është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë  për këtë krizë politike dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Platforma e PD, Basha: Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, kemi dy plane


Kryetari i Partisë Demokratike, LuLzim Basha gjatë takimit me gazetarët ka folur edhe rreth planit që opozita ka për dalë nga kriza politike. Sipas Bashës, PD dhe opozita do të krijojnë një qeveri llogaridhënëse, por sipas tij kjo qeveri nuk jep siguri kështu që duhet të largohet.

“Kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe dënimi i personave që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Personat të cilët janë në krye të listës 184 dhe 339, Edi Rama i ka vendosur në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa.  Kjo krizë mund të kapërcehet vetëm me vullnet politik.  Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, siç nuk ofrojë në 2017 dhe as në 2019, por përkundrazi në 30 qershor, kjo qeveri tregoi se ka kontroll total mbi KQZ, policinë, prokurorinë, kontrollin e shtetit dhe shkatërroi një proces që vetë garonte dhe vetë votonte.  Zgjidhja e krizës pra kërkon vullnet politik, kërkon zgjidhje politike dhe është naive të mendosh se vjen nga shkaktarët e kësaj krize. Është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë  për këtë krizën dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj. Ne po e trajtojmë këtë me përgjegjësi të plotë. Zgjidhja politike nuk kërkon vetëm ndryshime ligjore dhe administrative, por vullnet politik dhe zgjidhje politike, të cilat nuk mund të vijnë nga shkaktarët e kësaj krize. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësinë për dështimin." ka thënë ndër të tjera kreu i PD.

Ora 10:38
Negociatat/ Basha: Rama t'i kthejë mandatin qytetarëve, na ka futur në marsh indietro


Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me vënien e 9 kushteve nga CDU/CSU për hapjen e negociatave ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai i ka futu marshin indietro vendit.

Ndër të tjera Basha ka thënë se Rama duhet t'ju kthejë mandatin qytetarëve dhe të jenë ata që duhet të vendosin se kush do të qeverisë. Sipas tij ka ardhur koha që Rama ti japë fund kësaj krize politike.

"Vendimi për moshapjen e negociatave deri në plotësimin e 9 kushteve dhe zgjidhjes së krizës politike është shumë më i mirë, se ai alternative, që do të ishte një JO dhe mbyllja e dyerve të Europës. Ai shtron para nesh përgjëgjsi të jashtëzakonshme, por po përballemi me dy sjellje. Kemi një përgjegjës si Edi Rama, për këtë gjendje që nuk e sheh elefantin në dhomë, nuk sheh malin e problemeve, duartroket dhe hap shampanjë. Është edhe opozita politike  evendosur t'i japë vendit një plan konkret kombëtar për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike  ekonomike, kushtetuese dhe përfaqssuese. Një paln që bën të mundur avancimin e projektit për Shqipërinë si gjithë Europa.Dua ta them qartë se dështimi për të mos hapur negociatat edhe kësaj rradhe, përgjegjësia për këtë vendim është e Edi Ramës dhe e askujt tjetër, është dështim i tij personal dhe jo kombëtar. Është dështim I Edi ramës, jo I Shqipërisë. Ky njeri është në pushtet prej 6 vitesh dhe, vitin e fundit, përveç kryeministër, ëhstë edhe ministër i jashtëm. Ky dështim ka vetëm vulën e tij dhe ai duhet të përballet me pasojat për këtë dështim. Na ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do të hapë negociatat me Bashkimin Europian dhe siç duket qartë edhe me këtë premtim, si me çdo premtim, ka dështuar. Për fat të keq, ky është vetëm dështimi i fundit në kaosin dhe krizën që ka shkaktuar qeverisja e Edi ramës. Ekonomia është e shkatërruar korrupsioni në nivele më të larta në 30 vite, dhe ne jemi larguar nga Europa, kushte që vijnë duke u shtuar çdo 6 muaj, nga 5 , u bënë 7  dhe tani 9 . Na ka futur në marsh indietro dhe as nuk ka idenë si dilet prej kësaj situate. Është e qartë se atë që nuk arrin ta bëjë dot në mandate, nuk do të arrijë ta bëjë më kurrë. Port ë shohim rreth e qark, Mali i Zi dhe Serbia I kanë hapur negociatat, Maqedonia po e bën tani. Të gjithë janë në rrugën drejt Europës. E vetmja gjë që na ndan ne nga këto vende janë drejtuesit e vendit, është drejtuesi i qeverisë. Nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria është një vend që nuk i mungon asgjë në raport me fqinjët tanë, një vend tek i cili duhet të kemi besim të plotë si shqiptarë dhe si si patriotë. Ky është vedi që me drejtimin e duhur u bë anëtar I NATO-s, realizoi lëvizjen e lirë pa viza dhe bëri hapa para me negociatat. Është një popull punëtor e i talentuar, i cili në kushte mundësish dhe lirie ia del të ndërtojë mrekullira. Nën udhëheqjen e duhur dhe me një plan konkret ne do t’I përmbushim kërkesat e Europës dhe do të lëvizim shpejt drejt anëtrësimit në BE. Tani është momenti qësiç e ka kuptuar çdo shqiptar, siç e ka kuptuar edh PS, edhe Edi Rama të kuptojë se është ai që e mban peng vendin. Se ky dështim është vetëm dështim I tij. Ky ëhstë momenti t’u kthejë mandatin qytetarëve, që të vendosin qytetarët se kush do t’I qeverisë. Të vebdosin qytetarët, nëse do t;I besojnë atij një mandat të tretë apo jo, apo do të mbështesin opozitën me alternativën e daljes nga kriza e thellë sociale, ekonomike dhe politike, alternativën e Shqipërisë si gjithë Europa, që është PD dhe opozita e Bahskuar. Për hir të qytetarvë shqiptarë, për hir të fëmijëve, të të rinjve dhe të moshuarve, është koha që një herë në jetën e tij Edi Rama të vendosë fatin e Shqiëprisë të parin dhe jo fatin e tij personal me të cilin ka mbajtur pneg Shqipërinë gjatë këtyre 6 viteve." ka thënë Basha. 

Ora 10:37
Basha: Rama refuzoi propozimin e ndërkombëtarëve më 9 qershor, ne ishim gati


Në një bashkëbisedimet me gazetarët, Lulzim Basha, u pyet edhe se sa i gatshëm është ai që të ulet në dialog me Ramën.

Ai ka thënë se PD ka qenë gjithmonë pro dialogut por sipas tij ka qenë Rama ai që ka refuzuar ndërkombëtarët.

 “Ashtu siç e kam bërë të qartë, as unë dhe opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik për zgjidhjen e krizës. PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtar që në 9 qershor, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjen e krizës, është Edi Rama. Pushteti i tij vjen përpara Shqipërisë dhe shqiptarët. Fajtori për refuzimin e asaj oferte është Edi Rama”, tha Basha.

Ora 10:26
Gjykata Kushtetuese do të njohë 30 qershorin? Si do të veprojë kreu i PD, Lulzim Basha


Basha i pyetur se si do të vepronte nëse Gjykata Kushtetuese do të njihte zgjedhjet e 30 qershorit ka thënë se duhet luftë e vërtetë kundër korrupsionit. Ndërsa nga na tjetër sipas Bashës ata që janë në krye të dosjeve kriminale Rama i vendos në komisione.

Më tej Basha ka thënë se gjykata japin vendime të Turpshme si rasti i Tahirit apo dërgimi i dosjes në Dibër.

"Askush nuk është thirrur për dosjet, askush nuk është arrestuar për veprat penale. Vetëm Bild i ka marrë vesh gjithë Gjermania e gjithë Bota. Do të ishte e dëmshme dhe naive ët relativizojmë të tilla gjëra. Atë që sot e sheh bota. 9 kushtet janë detyrat e shtëpisë. Rruga e vetme është të jemi realistë dhe jo të mohojmë" ka thënë Basha.

Ora 10:06
Basha: Opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave

1569399399_bash.jpg
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë me dije se opozita do të jetë e gatshme për të bërë çdo gjë në mënyrë që Shqipërisë t'i hapen negociatat.

Ndër të tjera Basha ka hedhur akuza ndaj PS duke thënë se ata janë përgjegjës për shtimin e kushteve për hapjen e negociatave. Ai ka thënë se kjo nuk është ajo që Shqipëria meriton në vitin 2019.

"Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjijë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat.  E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi një mekanizëm me dy faza, ndërkohë që Maqedonise kapitujt do t'i përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera. Angazhimin e SPAK-ut dhe për të punuar e pavarur. Zbatimin krijimin kundër korrupsionit në cdo nivel dhe kundër politikaneve. Rishikim i 30 qeshorit nga kushtetusja dhe në rast se vendoset ribërja . Pas hapjes së negociatave atëher negociatat duhet të ndalojnë dhe të ndërpriten. në leximin e dokumentit. Ne kërkonim hapjen e negociatave për një qeveri që ka dalë mbi ligjin. " ka thënë ndër të tjera Basha.

Ora 10:05
Vendimi i CDU/CSU për negociatat, Basha: Ndikova edhe unë personalisht...do bëjmë gjithçka për çeljen


Kreu i Partisë Demokratike, ka folur në mbledhjen me gazetarët rreth dakortësisë dhe vendimit që CDU/CSU dha për Shqipërinë për negociatat.

Sipas Bashës ka qenë ai vetë personalisht dhe opozita që kanë ndikuar tek një pjesë e madhe e zyrtarëve të kësaj froce politike në Gjermani në mënyrë që të binden për hapjen e negociatave me kushte.

Sipas Bashës fillimisht ishte një 'Jo' por më pas sipas tij ai u ka thënë zyrtarëve se një 'Jo' do të ishte e dëmshme për vendin tonë.

"Shirat e dendura kanë dëmtuar edhe banesat që ishin prekur nga tërmeti. Kanë goditur miqërqenien. Është koha për të vepruar. Jam mirnjohës për CDU CSU për vendimin e tyre. Është edhe falë një pune të opozitës dhe times tek ata, duke u thënë se një 'jo' nuk do të ndihmonte Shqipërinë. Dhe prespektivën tonë. Mirnjohje për vendimin e marrë mbrëmë. Por edhe socialdemokratët pas një periudhe të gjatë negociatash kanë dakortësuar qëndrimin që do ti jepet neser Bundestagut për miratim përfundimtar . Ka një kontradiktë. Qëndrimi fillestar ishte një 'Jo' e prerë e gjermanëve. Cdo anëtar duhet ta mbështes negociatat por nga ana tjetër nga 5 kushte kemi kaluar në 7 kushte dhe tashmë në 9 kushte duke përfshirë edhe kërkesën e qartë për zgjidhjen e krizës politike si një pengesë që vështirëson hapjen e negociatve. 9 kushtet e miraturara mbrëmë shprehin situatën e vendit." ka thënë ndër të tjera kreu i PD.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 26/09/2019 01:58

    Gjithmone ke pasur plane djallezore e te pista Lulush Por plani me i pershtatshem dhe i mbulljes te gojave qe llapin per Ndershmeri dhe Liri eshte SPAK ,Nuk mendoj se do zgjillen ato planet tuaja qe kryeve ne Qeverine Berisha ,nga kamarier ne nje Milioner SPAK DO JETE PLANI FINAL ,See you soon lulush

    Përgjigju
  • YYY: 25/09/2019 15:09

    Integrimi i plote ne BE i Shqiperise eshte iluzion per te na mbajtur peng. Edhe nese vendi yne do jete gati nje dite, vicklat e sebepet s'do mbarojne kurre. Ska BE per Turqine, Shqiperine, Bosnjen e Kosoven. Kjo eshte gjeopolitika. Shpresa e shqiptareve eshte vetem SHBA, dhe feksibiliteti ne politiken e jashteme per raportet me faktor te tjere me ndikim global.

    Përgjigju
  • Kalsiander: 25/09/2019 13:58

    PD përfundimisht është antikombëtare. Sa keq!

    Përgjigju
  • Pjeter: 25/09/2019 13:34

    Ky po i le ne hije si Micotaqin,edhe Vucicin.Ata perdorin te pakten nje fjalor soft per te shpallur ndjenjen antishqiptare qe kane,Kurse kjo u ben punen gratis.

    Përgjigju
  • Lyl IDJOTI: 25/09/2019 11:59

    O lyl kriminel hajdut o derdimen njeri pa din e pa iman. Ty po të afron burgu o qelbësir e aty do shkrush hartime madhështore bashk me kryekriminelin tat salhe malokun.

    Përgjigju
  • Daja: 25/09/2019 11:54

    Luli je nje deshtak dhe nje kryemashtrues i lindur,je nje zero si njeri dhe si politikan.

    Përgjigju
  • Populli: 25/09/2019 11:52

    Si nuk te han nje mortje more pacavure,more pleher,ju mbasi tentuat ti vini flaken Shqiperise e kuptuat qe nuk ju p*erdh kush,e futet bishtin nder shale,Lul Basha,Monika Kryemadhi,Sali Berisha,Ilir Meta jeni turpi i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/09/2019 11:41

    Qfar PSYKOPATI është ky njeri që tallet me shqiptarët , sikurse ne ke harruar tradhëtin dhe hajnin tënde !!!

    Përgjigju
  • Populli: 25/09/2019 10:46

    Kush te pjerdh ty more halabak

    Përgjigju
    • shqup+lsi=shpk: 25/09/2019 11:55

      vetem shuqupistat dhe lesht e dhis e besojn kete se po ndihmon dhe ka merita per hapjen e negocjatave..ke ben per budalla ky leshkoja se po ndihmon.>?/ke ben per qorr ky antishqiptari se po ndihmon dhe na paska dhe merita ky qeni .qe tere jeten po punojn per shkaterrimin e vendit me like mme sali me munika.cfare opozite jane keta qe kane lene mandatet kane kaq kohe??akoma mendojn se jane deputet keta qeneri e gjalle?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic