Në shtator të 2023-shit Lulzim Basha do të deklaronte se brenda 31 marsit lista e 140 kandidatëve për deputetë do të ishte gati. Pavarësisht këtij zotimi, kryedemokrati Basha nuk arriti të paraqiste para shqiptarëve 140 kandidatët për deputetë.
Fundi i marsit, që kishte vendosur si afat, jo vetëm që nuk përfundoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, por përkundrazi, shënoi vetëm nisjen.
Përmes një vendimi, që Report Tv e disponon, Basha ka nisur evidentimin e kandidaturave të mundshme për zgjedhjet e 2025.
Jashtë këtij procesit ka lënë anëtarët e Këshillit, mes të cilëve kryetarët e degëve që janë automatikisht të nominuar për kandidatë.
“Në procesin e propozimit si kandidatura gjatë procesit të konsultimit nga Degët e Partisë nuk përfshihen anëtarët e zgjedhur në organet qendrore të partisë: Anëtarët e Këshillit Kombëtar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryesisë së PDSh si persona të konsultuar dhe votuar më parë nga anëtarësia dhe struktura”, thuhet në vendimin e kryesisë së PD-së më 31 mars.
Ky proces do të zhvillohet brenda dy javësh, por në mungesë të drejtuesit politik të qarkut, që Basha nuk i ka caktuar për shkak të luftës së brendshme, anëtarët e kryesisë të deleguar në qarqe do të jenë ata që do të miratojnë nga këto propozime gjysmën e kandidatëve për deputetë.
Edhe pse premtoi ndryshe, gjysmën tjetër, do ta zgjedhë vetë Basha.
“Këshilli Koordinues i Qarkut miraton një listë kandidaturash me një numër jo më të madh se ½ e numrit të deputetëve që zgjidhen në Qark. Kryetari i Partisë e plotëson listën me kandidaturat e tjera dhe harton listën përfundimtare të kandidaturave dhe ja propozon atë Kryesisë së Partisë”, specifikohet në vendimin e kryesisë.
Një vit para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Basha e zotëron ende vulën, ndërsa Gjykata e Apelit nuk ka dhënë vendimin përfundimtar, nëse ai do të mund t’i regjistrojë kandidatët e tij për deputetë nën siglën e PD zyrtare, apo nëse ajo do t’i kalojë Rithemelimit.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19.1%
-
Pak
10%
-
Aspak
70.9%
Vota total: 110
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
Si mundet të besohet një profesionisht Ginjeshtar???
PërgjigjuCa të bazës e ca të kryetarit. Si i nda grupi
Përgjigjuca e nxirrni ket mtrq i jepni rendesi, ky eshte vk krejt se do mo shpija vet jo elektorati i djathte
Përgjigju