Basha:Tre mesazhe nga SHBA, erdha
me zemrën plot, vazhdojmë protestën

Basha:Tre mesazhe nga SHBA, erdha<br />me zemrën plot, vazhdojmë protestën
Pas vizitës në SHBA, kryetari i PD, Lulzim Basha u rikthye në çadrën e ngritur nga opozita përpara godinës së Kryeministrisë.
 
Basha u shpreh se zhvilloi takime me bashkëpunëtorët e Presidentit Trump dhe mesazhet kryesore nga vizita e tij në SHBA, ishin mbështetja dhe përgëzimi për protestën që PD po zhvillon në Shqipëri.
 
"Mora mbështetje nga bashkëpunëtorët e Presidentit Trump për kauzat e PD, mesazhi i dytë ishte falenderimi për protestuesit, si një armatë që lufton për lirinë që është e kërcënuar nga krimi, ndërsa mesazhi i tretë është i mbështetjes politike të miqve nga ekipi i Trump për betejën e zgjedhjeve të lira. Do të kemi ekspertizën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA" deklaroi ai.
 
Kreu i PD nuk heq dorë nga kauza e opozitës. 'Beteja ka hyrë në një fazë vendimtare, ka vetëm një përfundim; largimi i Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.
 
Me ndihmë e miqve tanë do ia dalim në betejën tonë. Erdha me zemrën plotë dhe besim të kauzës tonë me mbështetje nga SHBA dhe Brukseli
" përfundoi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik