Basha: TVSH e biznesit të vogël
30% e shqiptarëve s'do blejnë dot

Basha: TVSH e biznesit të vogël<br />30% e shqiptarëve s'do blejnë dot<br /><br>
Opozita ka kundërshtuar zyrtarisht futjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Kryetari i PD, Lulzim Basha renditi pasojat që sipas tij sjell për biznesin dhe konsumatorët iniciativa e qeverisë. Kreu demokrat theksoi se implementimi i TVSH-së nuk sjell rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, ndërsa nga ana tjetër do vështirësojë jetesën e 30% të shqiptarëve të cilët nuk do jenë në gjendje të përballojnë rritjen e çmimeve. "Futja e biznesit të vogël në TVSH, e para do rriten çmimet, do rriten 5 apo 15%, por nga janari është e sigurt se çmimet do rriten. Në një kohë kur 30% e shqiptarëve nuk paguajnë çmimet bazë. Apeli i opozitës është të mos futet biznesi i vogël në llogaritjen e TVSH. Efekti i dytë është ndalja e investimeve, nis një cikël krize për biznesin e vogël. Efekti i tretë rritet fatura për biznesin. Do t'iu duhet minimalisht 150 mijë lekë kosto shtesë për kontablitet. Nga kjo shteti nuk do përfitojë asgjë, pasi duhet të rrisë administratën tatimore, të shtojë punonjësit e gjitha kjo për të vjelur më pak se 2% TVSH, pasi mbi 90% e TVSH vjen nga biznesi i madh, 8% nga i mesëm dhe vetëm 2% nga biznesi i vogël. Pra, nuk ia vlen barra qiranë as për arkën e shtetit", u shpreh Basha. 

Kryetarini PD theksoi se opozita ka zgjidhjen e saj dhe ka propozuar rritjen e kufirit për biznesin e vogël në 12 milionë lekë. Ai tha se do nisë një tur takimesh me qytetarët dhe përfaqësues të biznesit të vogël duke nisur nga dita e nesërme. "Zgjidhjen e kemi formuluar para fushatës së qershorit. Zgjidhja është rritja e kufirit të bzinesit të vogël në 12 mln lekë të reja xhiro, e cila do mundësojë që askush nga biznesi i vogël të mos ketë motivim, të mos përdorë kuponin tatimor. Me rritjen e xhiros deri në 12 mln lekë çdo biznes i vogël nuk ka asnjë arsye të mos përdorë kasën. 

Ne do të nisim një tur takimesh që nesër me biznesin e vogël, me qytetarët, për t'i pyetur për qëndrimet e tyre. Ne e konsiderojmë shkatërrimtare për ekonominë këtë iniciativë". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës