Basha u prezanton programin e PD-së, Këshillit Rinor për Ballkanin: Sfida ime si kryeministër do jetë punësimi i tyre pas shkollës

Basha u prezanton programin e PD-së, Këshillit Rinor për Ballkanin: Sfida ime si kryeministër do jetë punësimi i tyre pas shkollës

Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka prezantuar programin e PD-së për rininë një grupi të Këshillit Rinor të Ballkanit ku sipas tij, u jep zgjidhje problemeve kryesore që ata kanë.

Ai u ka shpalosur atyre, programin e PD-së për rininë duke u ndalur në dhënien e 5000 bursave të plota për të rinjtë si dhe zerimin apo përgjysmimin e tarifave universitare të studentëve në bazë të ekonomisë familjare.

Duke i kërkuar kështu votën për tu zgjedhur si kryeministër, Basha thotë se sfida më e madhe do të jetë mbështetja he punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

Më datë 5 shkurt, Lulzim Basha prezantoi programin e PD-së për rininë. Basha tha se paratë që do t'ja marrë mafias do t'ua japë të rinjve për biznese.

Postimi i Bashës në Facebook:

Sot në një bisedë me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit, u ndalëm tek problemet e tyre, sikundër diskutuam dhe për programin tonë “Rinia Fiton”, që u jep zgjidhje problemeve kryesore të rinisë shqiptare. Ndalja e largimit të të rinjve, reforma në çdo hallkë të arsimit, mbështetja financiare për studentët nga familjet e varfra, por dhe perfshirja e të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, ishin disa nga çështjet për të cilat i njoha të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit me detajet e programit tonë për rininë, që do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave.

Ne angazhohemi të japim 5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe të zerojmë apo t përgjysmojmë tarifat universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Do të ofrojmë mbështetje shtesë për të rinjtë nga familjet me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj. Studentët do të kenë praktika të paguara prej 30.000 lekë të reja në muaj për 12 muaj, për 10.000 më të mirët prej tyre. Angazhohemi të krijojmë 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimit në vend. Skema financimi për të gjithë të rinjtë nga zonat e largëta e të varfra të vendit, që duan të fillojnë një biznes. Sfida ime si kryeministër i ardhshëm mbetet mbështetja dhe punësimi i studentëve pas përfundimit të shkollës.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • olta: 13/02/2021 23:23

    O LYLI cfar thu do ndertoshe uzina dhe fabrika pre te krijuar vende pune... Si i ke bo llogarite 7 her 7 bejne 42...

    Përgjigju
  • Me Me: 13/02/2021 21:43

    ka rrezik as ky vete nuk i beson ato qe thote..

    Përgjigju
  • Endri: 13/02/2021 19:25

    As kohen me ta lexu emrin te letra e votimit num harxhoj o hajdut

    Përgjigju
  • O Lulush: 13/02/2021 18:56

    Bibilush e ke bo cicin mo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova