PD prezanton Programin për Rininë, Basha: Paratë që do ia marrim mafias do ia japim të rinjve për biznese! Ja katër angazhimet e mia (VIDEO)

Nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, paratë që do t'ja marrë mafias do t'ua japë të rinjve për biznese.

Kështu bëri me dije në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë prezantimin të Programit për Rininë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha tha se asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

Po ashtu kreu i PD-së theksoi se të rinjve do tu shpërndahen 5000 mijë bursa të plota në vit, ndërkohë që shtoi se do të angazhohet ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me planin e tij Shqipëria do të begatojë. Basha tha se 5 milionë euro grante do të jepen për sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Basha: Katër angazhimet e mia për të rinjtë (VIDEO)

Lulzim Basha premtoi sot se kur të vijë në qeveri angazhohet që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

"Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para.

Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit", tha Basha.

Ora 11:47
Basha: Sapo ne prezantuam programin, Rama rinisi premtimet boshe (VIDEO)

Në prezantimin e programit për rininë, kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se me planin e tij Shqipëria do të begatojë. Ai tha se sapo u prezantua ky program 'Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë'

"Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime.  Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë! Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë! Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm", tha kreu i PD.

Ora 11:30
PD prezanton Programin për Rininë, Zhupa: Që nga 2014 janë larguar 183 mijë të rinj, Lulzim Basha do të na kthejë rininë (VIDEO)

Në fjalën zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tha se ka besim se Lulzim Basha do të rikthejë rininë dhe shpresën. Sipas Zhupës Rinia do të fitojë me programin e Partsë Demokratike.

Teksa ka folur me shifra, zëdhënësja e PD-së, ka nënvizuar se 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria dhe se 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec.

'Kur punoja për programin e rinisë, emergjenca e situatës ku jemi sot, ishte shtysa kryesore që të angazhohesha çdo ditë e më shumë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë.Shqipëria është në një gjendje emergjence. 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. 78.6% e kërkesave për azil në BE janë të rinj në moshën deri 34 vjec. Ata që nuk janë larguar ende – duan të largohen nga vendi. Rinia fiton me programin tonë!  Unë besoj se Lulzim Basha do ta sjellë ndryshimin: Të na kthejë rininë, të na kthej shpresën! Të bëjë gjithçka që ne të rinjtë të jemi krenar dhe të lumtur në vendin tonë. Unë kam besim tek Lulzim Basha dhe ftoj çdo të ri të ketë të njëjtin besim.'

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulja: 05/02/2021 19:23

    o shal njgjitur nuk i beson dhe vet qe do fitosh se je nje humbes i peshtire. thua nqs pd do fitoje....opingat e sheros do fitoje me ty e banden e shqupit ku jeni gjith kamikazet e shpellarit

    Përgjigju
  • Endri: 05/02/2021 16:14

    Lum ER per nje te paafte si puna jote qe ka perballe

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 05/02/2021 14:30

    O lyl e ke hap thesin e nuk di mo me ja lidh grykën. Po mos i ngatro Shqiptarët me veten se si gënjen dot o zoti lyli.

    Përgjigju
  • Lali: 05/02/2021 13:12

    Po tya dota ktheje rinine?

    Përgjigju
  • Vlora: 05/02/2021 11:59

    Idiot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë