Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Shkodër në një miting elektoral, ku ka takuar dhe aktorin Zef Deda. Ndërsa Basha është ulur në kafe me Dedën, simpatizantët kanë rrethuar lokalin dhe po i ndjekin si spektatorë.
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda dhe aktorja Rita Gjeka, ishin dy nga aktorët që zhvilluan një bisedë me kryedemokratin. Basha gjatë bisedës me to, foli për artin e kulturën, por edhe për idenë e decentralizimit, ku institucionet do të vendosen pranë qytetarëve. Po ashtu, Basha tha se ka si qëllim, që institucionet më të rëndësishme të vendit të shpërndahen në disa qytete, në mënyrë që energjia dhe fluksi i punëve të ndahet.
"Lezha do të ketë drejtorinë e vet, Shkodra të vetën. Një nga politikat tona është decentralizimi, do i sjellim këto shërbime pranë njerëzve. Shkodra do të ketë të veten, Lezha të veten, Kukësi dhe Dibra të veten. Nuk ka pse të jenë të gjitha institucionet në Tiranë, disa të caktuara vendosen në disa qytete të vendit, që në mënyrë që energjia, fluksi, që kanë institucionet të shpërndahen në disa qytete. Pasha zotin nuk kanë të bëjnë arti dhe kultura e Shkodrës me humorin bajat të Edi Ramës. Jemi më të fortë kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe që persekuton sipërmarrësin, do të thotë që jemi më të aftë, më të përgatitur. Duhet një qeveri që mendon për njerëzit dhe do punojë për njerëzit. Programi ynë për artin dhe kulturën, do ta shpalosim aty ku ka qenë dhe dot ë ringrihet. Është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, do të kërkojë mjete financiare por do i lihet në dorë artistëve dhe jo politikanëve. Ishte kjo qasje e një politikani që erdhi nga fusha e artit, shkatërroi teatrin, artin dhe kulturën që na solli në këtë ditë", tha ai.
Lajmi kryesor:
Basha në Shkodër: Do mposhtim COVID-in, të parin COVID-in e madh (Ramën)! Kryeministri i lidhur me zinxhirët e krimit, s'ka shans koalicion me PS (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2315
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23