Basha në Shkodër: Do mposhtim COVID-in, të parin COVID-in e madh (Ramën)! Kryeministri i lidhur me zinxhirët e krimit, s'ka shans koalicion me PS (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, vijon të shkelë rregullat anti-COVID në takimet elektorale që zhvillon, duke mos shmangur grumbullimet. Sot ishte në Shkodër ku është pritur nga një grup simpatizantësh me flamuj të Partisë Demokratike me thirrjet "Rama ik". Ndonëse ishte në mes të qytetarëve Basha i këshillonte të marrin masa kundër COVID duke respektuar distancën, ndërkohë që diçka e tillë ishte e pamundur.

Me premtimin se kur të vijë në pushtet do të mposhtë COVID, Basha tha se të parin do të mposhtë Ramën më 25 prill, duke e quajtur kryeministrin COVID-i i madh. 

Deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama, sipas të cilit Basha, është i lidhur nga zinxhirët e Berishës e Metës, kreu i PD i përgjigjet duke thënë se Rama është i lidhur me "zinxhirët e krimit e korrupsionit prej 8 vitesh". I pyetur nëse do të ketë një koalicion PS-PD, Basha e mohoi në mënyrë kategorike duke thënë se PD dhe koalicioni Aleanca për Ndryshim do të qeverisë vendin.

Gjatë takimeve në Shkodër, Basha premtoi decetralizim të pushtetit. Në takimin me disa artistë shkodranë, kreu demokrat zbuloi edhe një pjesë të programit për Kulturën, të cilin ende nuk e ka shpalosur.

Edhe pse u gjobit me 5 milionë lekë për grumbullime në kohë pandemie në Kavajë, Basha s'i ka ndalur grumbullimet. Më parë shkeli masat anti COVID në Lezhë e në Elbasan, sërish në mes të njerëzve, një pjesë e të cilëve ndërsa mbanin në duar flamuj të PD, shfaqeshin edhe pa maska. Pas takimit të sotëm në Shkodër, nuk dihet kush do jetë rradhës i Bashës, ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka ndaluar grumbullimet e më shumë se 10 njerëzve.

Militantët presin Bashën në Shkodër

Militantët presin Bashën në Shkodër

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Basha: Nuk ka asnjë shans! (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha, nga Shkodra, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë koalicion mes PD dhe PS, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Nuk ka asnjë shans që shqiptaret të bëjnë atë që do bëjnë në një shoqëri normale. Edi Rama do të largohet PD dhe koalicioni ynë do të qeverisë vendin. Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka varfëruar. Edhe këto ditë të fundit ai vazhdon të bashkëpunojë me kriminelët. E patë çfarë ndodhi në Elbasan. Nuk hyn në qytet pa bandat. Festat janë të qytetarëve. Ekipi ynë është i fitore. Janë njerëz me integritet të jashtëzakonshëm. Është i kompletuar”, tha Basha nga Shkodra.

Basha tha se asnjë shqiptar nuk ndihet i padiskriminuar dhe se kjo do të marrë fund.

“Edhe Korçën e ka diskriminuar, ia ka dhënë në dorë 2-3 njerëzve. Kudo ku ka vënë dorë ka vënë dorë vetëm për të mbushur xhepat e miqve të tij. ka goditur më ashpër Shkodrën sepse i ka rezistuar dhe i dhemb. Pa diskutimi që diskriminimit do i vijë fund. Por asnjë shqiptar sot nuk ndihet i padiskriminuar nga Edi Rama. Shqipëria është sot çifligu i Edi Ramës dhe 5 oligarkëve. garantët janë bandat dhe institucionet e kapura. Ne synojmë që institucionet tua kthejmë njerëzve, është fytyra jonjerëzore e politikës që i ka shkatërruar institucionet”, deklaroi Basha.

Ora 12:17
Basha përdor fëmijët për fushatë...Me flamuj në duar dhe me çantë shkolle në takimin në Shkodër

Kreu i PD Lulzim Basha po përdor fëmijët në fushatë. Në takimin që po zhvillon në Shkodër, teksa Basha është ulur në kafe me aktorin Zef Deda, shihet që jashtë në mesin e simpatizantëve ka edhe fëmijë.

Ora 12:10
'I lidhur nga zinxhirët e Berishës e Metës', Basha i përgjigjet Ramës: I lidhur me zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit prej 8 vitesh

Në vizitën në Shkodër kreu i PD Lulzim Basha i wshtw pwrgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili ka thwnw se Basha është i lidhur nga zinxhirët e Berishës e Metës.

“Sa i mirë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes, është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i cdo të keqe që ka pësuar Shkodra, tani që po i vjen fundit, vetëm vjell vrer. Kjo është alternativa e Edi Ramës. Alternativa ime është e alternative e fitores”- u shpreh Basha.

Ora 12:04
Simpatizantët rrethojnë lokalin si spektatorë, Basha në kafe me Zef Dedën: Decentralizimi politika jonë, institucionet do vendosen në disa qytete të vendit (VIDEO)

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Shkodër në një miting elektoral, ku ka takuar dhe aktorin Zef Deda. Ndërsa Basha është ulur në kafe me Dedën, simpatizantët kanë rrethuar lokalin dhe po i ndjekin si spektatorë.

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda dhe aktorja Rita Gjeka, ishin dy nga aktorët që zhvilluan një bisedë me kryedemokratin.  Basha gjatë bisedës me to, foli për artin e kulturën, por edhe për idenë e decentralizimit, ku institucionet do të vendosen pranë qytetarëve. Po ashtu, Basha tha se ka si qëllim, që institucionet më të rëndësishme të vendit të shpërndahen në disa qytete, në mënyrë që energjia dhe fluksi i punëve të ndahet.

"Lezha do të ketë drejtorinë e vet, Shkodra të vetën. Një nga politikat tona është decentralizimi, do i sjellim këto shërbime pranë njerëzve. Shkodra do të ketë të veten, Lezha të veten, Kukësi dhe Dibra të veten. Nuk ka pse të jenë të gjitha institucionet në Tiranë, disa të caktuara vendosen në disa qytete të vendit, që në mënyrë që energjia, fluksi, që kanë institucionet të shpërndahen në disa qytete. Pasha zotin nuk kanë të bëjnë arti dhe kultura e Shkodrës me humorin bajat të Edi Ramës. Jemi më të fortë kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe që persekuton sipërmarrësin, do të thotë që jemi më të aftë, më të përgatitur. Duhet një qeveri që mendon për njerëzit dhe do punojë për njerëzit. Programi ynë për artin dhe kulturën, do ta shpalosim aty ku ka qenë dhe dot ë ringrihet. Është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, do të kërkojë mjete financiare por do i lihet në dorë artistëve dhe jo politikanëve. Ishte kjo qasje e një politikani që erdhi nga fusha e artit, shkatërroi teatrin, artin dhe kulturën që na solli në këtë ditë", tha ai.

Ora 11:47
Basha: Faleminderit për sinjalin e fitores! Mbani distancën! Më votoni të mposht COVID-in, të parin COVID-in e madh! Rama, të njëjtat premtime si para 8 vitesh

Kreu i PD Lulzim Basha nga Shkodra në mesin e turmës u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë distancën kur në fakt ishte e pamundur. Basha u tha ta votojnë që të mposhtin COVIDIN e madh duke iu referuar këtu Ramës, e më pas pandeminë.

"Faleminderit për mikpritjen, faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme! Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sa herë vij këtu mahnitem me bujarinë, me mençurinë e shkodranëve, pa lënë mënjanë Shkodrën e mendjeve, të akademikëve, të artistëve dhe njerëzve punëtorë. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores. Ju lus merrni masat e distancës dhe maskat se më 25 prill do ta shërojmë Shqipërinë nga një virozë 8-vjeçare, por duhet të kujdesemi.

 Iu lus merrni masat e distancës e maskat për pandeminë se pastaj do ta mposht edhe covidin në fillim covidin e madh. Rama edhe sot bëri të njëjtat premtime si para 8 vitesh", tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 16/03/2021 18:49

    Ku eshte ketu Basha ne Shkoder apo ne Barbullush se 46 veta paskan dale per ta pritur

    Përgjigju
  • dulja: 16/03/2021 17:00

    JA FUTEkote e bene pere fushate ne keto 30 vjete Rama ka bere me shume nga ju te gjithe ,kure se ju as gje vetem sabotime

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2021 16:31

    Te duash te vish ne pushtet duke pretenduar se do zbatosh ligjin, dhe pa ardhur ne pushtet thyen ligjin me themelor ne kete kohe pandemie duke mbledhur njerez, kjo do te thote qe jo vetem qe nuk do e zbatosh, por do ta shkelesh me dy kembe ligjin. Jeni per te ardhur keq, ju dhe ata qe ju ndjekin.

    Përgjigju
  • O tej: 16/03/2021 13:39

    Shkodra ka me ta fut kallamoqin e te dalin syte kakerrdhok.

    Përgjigju
    • Lui: 16/03/2021 16:29

      O tej, mos ki merak se Shkodra ka 30 vjet qe e ha kallamoqin duke votuar PD.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja