TIRANË, 21 Dhjetor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tërhoqi sot vëmendjen për situatën e vështirë ekonomike që po kalon vendi, ndërsa theksoi se "ulja e taksave dhe investimet janë çelësi i punësimit dhe rritjes ekonomike".
"Pse jetojmë më keq se dy vite më parë? Të gjithë e kanë kuptuar - na drejtojnë njerëzit e gabuar. Vajmedeti inspekton trotuaret dhe këtë e di punë qeverie. Shkatërrimin dhe frikën e di frymëzim dhe vizion ekonomik", shkruan Basha në rrjetin social "Facebook".
Sipas tij, "rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, janë shkaqet e varfërisë dhe rrënimit"./m.m/