Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku pronari i magazinës së hidrosanitareve ‘Blue Star’ ka ndërruar jetë pasi e zunë poshtë baletat me materiale.
Sipas dëshmitarëve viktima ishte duke punuar, kur materialet e rënda e zunë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen në vend
"Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se gjatë shkarkimit të një ngarkese me panele sanduiç, disa prej paneleve kanë rrëshqitur dhe kanë rënë mbi shtetasin Y. Sh., rreth 70 vjeç, pronari i subjektit.
Si pasojë, shtetasi Y. Sh. ka humbur jetën", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Komente
Komento