TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha në lidhje me reformën administrativo-territoriale se pavarësisht ultimatumit të mazhorancës, kjo reformë nuk mund të kryhet pa konsensus politik.
 
Gjatë inaugurimit të unazës Kodër-Kamëz, Basha u shpreh se çdo përpjekje e kundërt me konsensusin poltik të mazhoranës do të dëmtone bashkëjetesën politike.
 
basha“Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsensus të plotë politik. Përpjekja për t’i ikur konsensusit është jashtëzakonisht e dëmshme dhe e rrezikshme për vetë reformën por edhe për situatën politike në vend, sepse është refuzim i bashkëjetesës demokratike, pra është një hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend. Ndaj insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin. Konsensusi është një vlerë të cilën opozita nuk do e përdorë për të bllokuar por do ta përdorë për të arritur së bashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve e jo partive politike.” u shpreh Basha.
 
Ndërkaq kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama, në lidhje me shpërndarjen e fondeve të pushtetit vendor, duke shtuar. Sipas tij 92 % e buxhetit për pushtetet vendore ka shkuar për kryebashkiakët e majtë, duke shtuar se kryeqytetasit janë taksapaguesit më të mëdhenj dhe njëkohësisht përfituesit më të vegjël.
 
“Konkretisht, qyteti i Tiranës që është taksapaguesi më i madh në buxhetin e shtetit, siç e bëmë dje transparente është përfituesi më i vogël nga këto fonde, që do të thotë se qytetarët e Tiranës ndonëse paguajnë më shumë në total se çdo komunitet tjetër, pëfitojnë më pak. Shqetësues është fakti që në ndarjen e përgjithshme të fondeve nga qeveria shqiptare, që dje u trumbetua me një tjetër shfaqje me regji qendrore dhe një fjalim pa fillim e pa fund të kryeministrit Rama, 92% e fondeve, si me magji u janë dhënë vetëm njësive vendore me të zgjedhur të majtë ndërsa njësitë e tjera kanë vetëm 8% të fondeve.”
 
basha ne kamezNdërkohë sa i përket inaugurimit të unazës Kodër-Kamëz, Basha u shpreh se rruga do të rrisë cilësinë e jetesës së 12 mijë qytetarëve që jetojnë në këtë zonë.
 
“Rruga që ka përfunduar dhe inspektojmë sot i shërben 12 mijë banorëve dhe afro 1100 nxënësve të shkollës “Isa Boletini”. Megjithëse s’ka qenë një arsye e mjaftueshme dhe e fortë për Bashkinë e Tiranës, që të kthente sytë nga kjo rrugë e të investonte në të, për afro 15 apo 20 vite, Bashkia sot  e cila është një dhe nuk e ka sindromën e vitit zero mori përgjegjësitë e saj, ktheu sytë nga këta qytetarë të Tiranës, për t’u dhënë atë çka meriton çdo qytetar i kryeqytetit, çdo taksapagues i kryeqytetit, parametra normalë të jetesës.” than ë fjalën e tij Lulzim Basha. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)