Basha uron Juncker: Një mbështetës
i integrimit të Shqipërisë President i KE

Basha uron Juncker: Një mbështetës<br />i integrimit të Shqipërisë President i KE
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Presidentin e ri të Komisionit Europian Jean Claude Juncker. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shpreh urimin e tij që në krye të KE-së zgjidhet sipas tij një europianist i palëkundur dhe mbështetës i integrimit të Shqipërisë.

Basha shprehet ndër të tjera se platforma e Juncker është një platformë në mirë të zhvillimit të Europës, ku parashikohet një paketë investimesh me vlerë 300 miliardë euro. 

"Urimet më të përzemërta për Presidentin e ri të Komisionit Europian Jean Claude Juncker!  Europa sot ka nevojë për përvojën e madhe politike të një europianisti të palëkundur, të një politikani konsensual dhe që konsensusin ka në themel tëvendimmarrjes së tij politike, si Jean Claude Juncker. Platforma e Juncker është e qartë, është ajo që i duhet çdo europiani sot, një ekonomi sociale tregu në të cilën përfshihet edhe një paketë investimesh me një vlerë prej 300 miliard euro, për të nxitur zhvillimin, punësimin dhe konkurrencën. Jam veçanërisht i gëzuar që Presidenti i ri i Komisionit Europian është një mbështetës i fuqishëm i integrimit europian të Shqipërisë. Jam i bindur se me Jean Claude Juncker Europa do të jetë më e njëzëshme dhe më e hapur për demokracitë e reja që aspirojnë ti bashkohen familjes europiane. Sot është një ditë e veçantë edhe për Europën." shkruan Basha

Urimin e tij Basha e përfundoi duke thënë se për hërë të parë në historinë e BE-së, Parlamenti Europian ka zgjedhur Presidentin e ri të Komisionit Europian edhe me propozim të Këshillit Europian çka e bën BE dhe më demokratik.

Jean Claude Juncker u zgjodh sot nga Parlamenti Europian si President i Komisionit Europian, ku mori 442 vota pro nga 729 anëtar të parlamentit.

basha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit