TIRANE- Përçahet anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhë. Basha ka shkelur udhëzimin e tij duke rivënë për të garuar për kreun e PD-së në Lezhë, Pashk Ndoci i cili në vitin 2012 u ndoq penalisht nga prokuroria për abuzim me detyrën. Burime nga PD-ja theksuan për gazetën “Shqiptarja.com” se Basha ka futur në garë Pashkë Ndocin i cili aktualisht mbanë postin e kreut të PD-së për Lezhën duke shkelur udhëzimin e tij për zgjedhjet brenda strukturave të PD-së.
Edhe i deleguari i PD-së për procesin e zgjedhjeve në Lezhë, Arben Sefgjini nuk ka pranuar që të marrë nën shqyrtim ankesat e bazës së partisë dhe prej kësaj, anëtarët kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve për kryetarë. Ndonëse në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013-të PD nën drejtimin e Pashk Ndocit pësoi një humbje të thellë në qytetin e Lezhës kjo duket se nuk e ka shqetësuar kryetarin Basha ku urdhëron që ky person të futet sërish në garë për kreun e Partisë Demokratike në rrethin e Lezhës.
/Shqiptarja.com