TIRANE - Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria do të përballet me drejtësinë, sa i përket akuzave të tij se po bllokon projektet publike për Tiranën.
Kryebashkiaku tha se Rama mund t’i shmanget debatit publik për Tiranën, por jo përgjegjësisë.
“Mijëra vende pune mbeten të bllokuara për shkak të bllokimit të projekteve nga kryeministri Rama dhe për turpin e tij ish-kryebashkiak i këtij qyteti. Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit të veprave publike. Është një akt i pashoqë dhe armiqësor jo ndaj Bashës dhe Partisë Demokratike, por ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës. Në i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme me të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale, se për fat të keq duhet të shkojmë në gjykatë për diçka që ligji e jep. Rama po vendos interesat politike mbi ato të qytetarëve. Debatit po i ikën dhe s’ka sesi, se s’mund të ballafaqohet me të vërtetën, por përgjegjësisë nuk do i ikën dot”, u shpreh kreu i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike.
Këtë deklarata Basha e dha ndërsa inauguroi rikonstruksion e kopshtit numër 1 në Tiranë.
“As muret e Koloseut nuk ishin aq të amortizuar sa muret e kësaj çerdheje. Vogëlushët që do e frekuentojnë do kenë kushtet më optimale të mundshme standardin më evropian të mundshëm që e meritojnë”, tha Basha.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'U përcollëm vëllezërve në Shqipëri përshëndetjet e kombit tonë', Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur
12 Tetor, 22:43
-
'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti nxjerr pamjet: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare
12 Tetor, 22:26
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19
-
Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion
12 Tetor, 22:09
-
Durrës/ Përplasen dy automjete në rrugën dytësore për Xhafzotaj, lëndohen dy shoferët (VIDEO)
12 Tetor, 22:03
-
Klinika 24/ Profesoresha e gjenetikës: Sëmundjet e së ardhmes do të shërohen me micro RNA-në
12 Tetor, 21:57
-
Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike
12 Tetor, 21:45
-
PROFIL/ Njihuni me Gentjan Shaqirin, pedagogu dhe garuesi i vetëm shqiptar që fiton një kampionat të menaxhuar nga FIA
12 Tetor, 21:29
-
Detaje nga plagosja në Ballsh/ I moshuari jetonte me nusen e djalit, i riu iu fut natën në shtëpi! 76 vjeçari e plagosi me thikë atë dhe vëllain që i erdhi në ndihmë
12 Tetor, 21:28
-
VIDEO/ Serbi-Zvicër, Xhaka në fushë si kapiten, tifozët vendas thirrje raciste ndaj Kosovës
12 Tetor, 21:19
-
Mjeku: Nënpresidentja Harris në gjendje të shkëlqyer shëndetësore
12 Tetor, 21:16
-
Ben Andoni: Sfida e 'Të Djathtëve-1912', Konservatorizmi dhe jo Berisha?!
12 Tetor, 20:59