TIRANË - “Kur krimi të duket elitë politike, nuk ka pse rënia ekonomike mos të të duket zhvillim” – shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrjetin social ‘Facebook’

Në këtë kuadër sipas Bashës edhe vrasjet dhe tritoli të duken siguri, ndërsa kapja e të gjithë pushteteve duket normalitet dhe oligarkia duket demokraci.

“Ç’fat i keq për të sotmen e këtij vendi që ka rënë në duart e armiqve të së vërtetës dhe shitësve të broçkullave…”- përfundon statusi i Lulzim Bashës.
 
Statusi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha në rrjetin social ‘Facebook’
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)