Basha: Vendimi i padrejtë. Rama të
lë llogjet, të mbështesë kombëtaren

Basha: Vendimi i padrejtë. Rama të<br />lë llogjet, të mbështesë kombëtaren
TIRANE - Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, ka reaguar në Facebook edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përvecse e konsideron këtë verdikt të padrejtë, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që të angazhojë shtetin me qëllim arritjen e drejtësisë për kombëtaren shqiptare.

"I padrejte vendimi i UEFA-s. Kryeministri t`i lere llogjet në FB, të angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të Kombëtares dhe një vendimi të drejtë bazuar mbi të vërtetën", shkruan Basha.
 
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s vendosi mëngjesin e së premtes t’i japë fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, por jo 3 pikëshin. Dy federatat gjobiten me nga 100 mijë euro ndërsa Serbia do të luajë edhe dy ndeshje pa tifozë. Në këtë vendim UEFA nuk dha asnjë dënim sa i përket dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë dhe koreve raciste të rreth 30 mijë tifozëve serbë ndaj shqiptarëve. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE