Basha: Vetingu nuk mund të
kalojë nesër, shkelet Kushtetuta

Basha: Vetingu nuk mund të<br />kalojë nesër, shkelet Kushtetuta
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për 'Zërin e Amerikës' ka deklaruar se është kundër kalimit të ligjit për Vetting-un para 11 gushtit duke e cilësuar absurde mbledhjen e Kuvendit, pasi shkelet Kushtetuta.
 
"Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam pasur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit".
 
Kërkesën e PS për shqyrtimin dhe miratimin e ligjit për Veting-un këtë javë, Basha e cilëson si hile nga shumica. "Mazhoranca është përgjigjur me një hile, por kjo është një furtunë në ujë. Ekspertët po e shqyrtojnë, por është manovër politike e tipit që pengoi konsensusin me PD, ndonëse ajo ishte zotuar për mbështetje të reformës sipas Nuland e Venecias"deklaroi ai.

Kreu i opozitës deklaroi se drafti iu është vendosur në dispozicion vetëm mbrëmë dhe se jemi gati të mblidhemi në gusht kur të plotësohen afatet kushtetuese. "Do bëhen të qarta shqetësimet. Jemi duke e shqyrtuar, ndërsa jemi gati të mblidhemi në mesin e muajit gusht kur plotësohen edhe afatet kushtetuese, por jo më parë"tha ai. 

I pyetur nëse ka ndryshime drafti i 4 korrikut, nga ai që i është vënë në dispozicion mbrëmë Basha tha se nuk mund të them sepse po shqyrtohet.

Sipas liderit të PD, ka përpjekje për të rikthyer tensionin dhe përjashtimin e opozitës nga procesi, por 'Ata që dështuan në këtë projekt kushtetues, duke u munduar që të përjashtojnë opozitën do të dështojnë nëse do të mundohen të bëjnë të njëjtën gjë në rrafshin ligjor".
 
Në fund të intervistës kreu i PD ka theksuar se tani e rëndësishme është të zbatohet reforma, ndërsa përpjekja e radhës është për zgjedhjet.
 
"Pa ndihmën e miqve, do kishte projekt destabilizues për Shqipërinë. Nga ndërhyrja pati ndryshime thelbësore, kjo është fitore e cdo shqiptari që falë betejës sonë, ne insistuam për një draft kushtetues që pengon kapjen e drejtësisë, respekton të drejtat e njeriut dhe i jep të drejtë shqiptarëve luftën ndaj korrupsionin. Zbatimi ka shumë rëndësi. Beteja tjetër është për zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj duam edhe mbështetjen nga SHBA" përfundoi ai. 

Intervista e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për Zërin e Amerikës‏

Redaksia Online
ft.db/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv