Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama. Këtë herë, Basha zgjodhi t’i përgjigjej nga një takim në Njësinë 11 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë para strukturave të Koalicionit.

Duke iu referuar reagimit të vonuar të kryeministrit për "shokët në burg", Basha u shpreh se Rama është hutuar dhe se replikat i realizon me montazh. Ai rikujtoi se paketat e duhanit ishin një porosi për "shokët", jo për të. Më tej, Basha ironizoi deklaratën e Ramës se nuk pi duhan, duke shtuar me sarkazëm se ndoshta ka filluar ndonjë gjë më të rëndë.

"O, Rame, një ditë me vonesë përgjigjen Rame. Me montazhe, ça bo kështu mo Ram, je hutu komplet. Edhe cigaret, unë të thash t’ia çosh njonit, e di vet ti kujt, ti m’thu e kom lon duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjo më të rond mo Rame. E di vet ti, 7x7, 313 Rame," tha Basha.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 20/03/2025 22:54

    O lulash ke dek me tana nuk ta ngren Ramsi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Rusia është ekonomi lufte, ja pse nuk e do paqen

Rusia është ekonomi lufte, ja pse nuk e do paqen