Pas dorëheqjes, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur një mënyre bashkëbisedimi në formate informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët. Ditën e sotme Basha është takuar më demokratët në Malësinë e Madhe, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje rreth bisedimeve ndërmjet tyre.
Basha edhe kur dha dorëheqjen tha se se ai do të vazhdoje të kontribuoje për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë atë të një parti të madhe dhe fituese. Kujtojmë se dje Gjykata Civile e Tiranës vendosi pro statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njohjen e grupit të Rithemelimit.