Basha vijon takimet me zyrtarë në Britaninë e Madhe: Dosjet e SPAK faktojnë lidhjen e qeverisë me krimin

Basha vijon takimet me zyrtarë në Britaninë e Madhe: Dosjet e SPAK faktojnë lidhjen e qeverisë me krimin

David Richards dhe Lulzim Basha

Gjatë vizitës në Londër, Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi takime edhe me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe diskutoi mbi situatën në Shqipëri. Ai vuri në dukje rëndësinë e dosjes së SPAK që çoi në arrestimin e deputetit Jurgis Çyrbja, si një dëshmi e lidhjes të krimit me qeverisjen e Edi Ramës.

Basha theksoi mbështetjen për SPAK-un dhe kërkoi drejtësi për ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Gjatë takimit me Lord David Richards, ai diskutoi për sfidat në rajon, përfshirë korrupsionin dhe ndikimin destabilizues të Rusisë.

Basha theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus.

“Në vijim të vizitës sime në Londër, pata një sërë takimesh të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë takimit me drejtuesit për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për situatën në Shqipëri, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin.

Dosja e SPAK, që çoi në arrestimin e deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është një kambanë alarmi që tregon qartë se si krimi i ka dhënë pushtet Edi Ramës dhe se qeveria e tij është vënë në shërbim të krimit. Theksova mbështetjen tonë për SPAK-un, si dhe pritshmëritë për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe që kanë blerë zgjedhjet duke i shërbyer krimit.

Sot pata kënaqësinë të takohesha edhe me mikun tim Lord David Richards, ku diskutuam për sfidat me të cilat përballet sot Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

Diskutuam për situatën në vend, për korrupsionin që po shkatërron ëndrrat dhe shpresat e të rinjve, kapjen e shtetit dhe trajtimin e tij si pronë private nga Edi Rama. Edhe pse SPAK ka nisur të japë rezultate në këtë luftë, ai ndodhet nën presionin e vazhdueshëm të qeverisë dhe një pjese të opozitës. Theksova se denoncimet tona ndër vite janë faktuar nga drejtësia, duke treguar se si krimi ka zgjedhur deputetët e Edi Ramës, të cilët më pas kanë vendosur qeverisjen në shërbim të interesave të tyre.

Bashkëpunimi i Edi Ramës me një pjesë të opozitës, të drejtuar nga Sali Berisha, u materializua në bashkimin e votave për të liruar zyrtarët e korruptuar, duke mos lejuar që qytetarët të zgjedhin deputetët e ardhshëm me votë të drejtpërdrejtë dhe duke bërë që PD të jetë peng i interesave të një individi.

Me Lord David Richards, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, diskutova gjithashtu për programin tonë për sigurinë. Prioritet që do të jetë zhvillimi i partneriteteve strategjike me vendet aleate në vlerësimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve në hapësirën Euro-Atlantike, themelimi i Komandës së Mbrojtjes Kibernetike, krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare brenda vitit 2029, rritja e shpenzimeve reale për mbrojtjen në interes të sigurisë kombëtare, dhe reformimi i Forcave të Armatosura.

Theksova nevojën e avancimit të anëtarësimit të Kosovës në NATO edhe përballë ndikimeve të Rusisë, e cila kërkon destabilizimin e rajonit.

Folëm gjithashtu për rrezikun që paraqet agresioni rus ndaj Ukrainës dhe pasojat e tij për sigurinë europiane. Theksova domosdoshmërinë që Rusia duhet të detyrohet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës dhe ofrimin e mbështetjes së gjithanshme për luftën që Ukraina po zhvillon me Rusinë”, shkruan Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2024 04:22

    Basha ka pamjen e njeriut qe sapo ka fituar lirine.

    Përgjigju
  • Besi: 24/10/2024 16:43

    Nuk te degjuan ato sahanlepirsat e saliut, shkuan per karriken e vet poshte ballkoni. Ja ku i ke sot met e berish

    Përgjigju
  • jari: 24/10/2024 16:19

    Ore nuk është budalla Lul Brava sepse vodhi 250 mil.në rrugën e kombit i ndau me Sali non gratën dhe nuk i hyri një gjëmb .

    Përgjigju
  • President: 24/10/2024 15:16

    Pas mandatit te president Begaj , 2022-2027 , ne mars 2027 e meriton Lulzim Basha postin e presidentit pas zotit Begaj , Basha me siguri i jep nje vizion dhe optimizem diplomacise! Me 99% Basha kandidat perfekt per pasuesin e zotit Begaj !

    Përgjigju
  • Bashi: 24/10/2024 15:08

    Cpune ka ky qe ben takime ne britani per te fol per shqiperin

    Përgjigju
  • Ceni: 24/10/2024 14:58

    Bucko qenka bere. Marshallah se mos e marrim mesysh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27-vjeçar

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 27-vjeçar