Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka komentuar sot në rrjetin social Facebook, vizitën e Papa Françeskut në Tiranë, duke e cilësuar atë "privilegj dhe një bekim për çdo shqiptar".
"Kjo është vizita e parë e Papa Françeskut në një qytet dhe në një vend evropian, një përzgjedhje kuptimplotë nga ana e Shenjtërisë së tij që na jep nder të gjithëve, një bekim për vendin tonë, një vlerësim i jashtëzakonshëm për qytetarët e Tiranës dhe për çdo shqiptar. Tirana dhe Shqipëria janë pa dyshim një shembull për mbarë botën i tolerancës dhe bashkëjetesës civile të njerëzve, në respekt të përkatësive të tyre fetare, sekulariste apo krahinore. Këto virtyte të trashëguara në shekuj e kanë lartësuar figurën e shqiptarëve. Sot, bota ka shumë nevojë për këtë shembull të shkëlqyer të respektit të besimtarëve dhe komuniteteve respektive për njëri-tjetrin, që shqiptarët përçojnë ditë pas dite" shkruan Basha në postimin e tij.
Për mua, është një nder i veçantë shkruan Basha që në emër të qytetarëve të Tiranës, t'i dorëzoj Atit të Shenjtë titullin "Qytetar Nderi", me motivacionin: "Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave, në krye të Selisë së Shenjtë si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare, i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë."
"Na ndajnë akoma katër ditë nga kjo vizitë apostolike, por Papa Françesku thuajse ka mbërritur. Tirana dhe qytetarët e saj, pa dallim feje, krahine dhe ideje janë përgatitur për të pritur me zemër të bardhë, siç e ka zakon shqiptari, Papën e të thjeshtëve, Papën e afrimit dhe bashkimit të njerëzve, mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Qytetarin e Nderit të Tiranës sonë. I themi së bashku, me gjithë zemër, "Mirë se vjen në Tiranë!", mbyll postimin e tij Basha./ATSH/
/Shqiptarja.com