Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga Arben Ristani ka vizituar në Spitalin e Traumës Nikolin Gjergjin policin e plagosur nga 20-vjeçari Aldi Lleshaj mëngjesin e sotëm në Lezhë.
 
“Konfirmoj mbështetjen time të plotë për çdo efektiv në krye të shtetit. Beteja me krimin është një betejë e rreptë dhe e ashpër dhe në kushte të pabarabarta tani që krimin ka mbështetje politike. Ne do t’ia dalim të mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit”, u shpreh Basha në fjalën e tij pas vizitës në spital.
 
Aldi Lleshaj i maskuar dhe i armatosur grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë Nikolin Gjergji.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com