TIRANË, 1 Korrik /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të zgjedhjeve të strukturave në rrethe, ka merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Fushë-Krujës, duke theksuar se vendosja e votës në themel të zgjedhjes dhe karrierës në PD, do ta bëjë partinë më të fortë dhe më të besueshme dhe se qytetarët, presin nga PD, t'u rikthejn shpresën.
Po ashtu, Basha pohoi se "vota e lirë ka qënë në themel të organizimit tonë që ditën e parë që kemi lindur. Dhe duke e përdorur atë me përgjegjësi dhe me zgjuarsi, duke e bërë atë bazën e çdo vendimi sa i përket organizimit dhe karrierës në Partinë Demokratike, ne do të arrijmë ta bëjmë partinë më të fortë, më të konsoliduar, më të besueshme, më të respektuar si karshi qytetarëve ashtu edhe karshi partnerëve ndërkombëtare".
Sot më shumë se kurrë, tha Basha, "qytetarët presin nga demokratët t'u rikthejë shpresën pasi nën qeverisjen e dyshes Rama-Meta vihet re veçse përkeqësim dhe pasiguri anembanë vendit. Një vit pas rrotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve".
"Në këto 10 muaj zhgënjimi të thellë popullor, me zullumet e dyshes Rama -Meta, ka patur dimensione të jashtëzakonshme. Mashtrimet, zullumet, përkeqësimet ndihen kudo. Një vit pas rrotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve, duke vazhduar me perspektivën për të nesërmen, me sigurinë e jetës, me demokracinë në vend, përkeqësim në të gjitha fushat", u shpreh Basha./a.g/
/Shqiptarja.com