Basha voton për kandidatët në listën e PD: Me ne zëri i çdo qytetarëve do ketë peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur  votën e tij si anëtar i PD për të votuar kandidatët për deputet në listën e demokratëve pranë gjimnazit Partizani në degën nr. 8. Për mediat ai tha se ky proces tregon demokratizimin e PD dhe nesër për qeverinë kur të vij në pushtet, ku zëri i çdo qytetarëve do të dëgjohet dhe do ketë peshën e vetë dhe nuk do të ketë më qeveri të kapur nga një grup njerëzish.

"Sot kam ushtruar dhe unë të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon për të vendosur përfaqësuesit e PD. Ky proces është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe kulmon në Tiranë. Pjesëmarrja është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe të bëjmë realit atë që duam të bëjmë nesër për të gjithë shqiptarët, ndryshimi fillon nga vota. Falenderoj partneret tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan të hedhim këtë hap, një risi jo vetëm për ne por për rajonin, Demokracia nis nga brenda shtëpisë. Zëri dhe vota e anëtarëve të PD do të kenë rolin e  tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuesve të lartë të PD. Beteja e vërtetë na pret dhe kjo është betejë ku demokratë, të cilët janë të vetëdijshëm për pritshmërinë dhe urgjencën e çdo shqiptari për të sjellë një ndryshim reale, jo vetëm rotacion dhe ndryshim karriges në modelin e përfaqshmit dhe qeverisjes  nesër.  Demokratizimi i PD sot do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore të programit politik në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe të ketë peshën e tij dhe qeveria të mos jetë peng i një grushti njerëzit, dhe të mos i shërbejë një grupi njerëzish që kanë kapur pushtetin por të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve", tha Basha


Lajmi kryesor:

Demokratët votojnë kandidatët në Tiranë, skualifikohen me 20 % të votave! Basha: Më këtë proces demokratik zëri i çdo qytetarëve ka peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit


I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë