Demokratët votojnë kandidatët në Tiranë, skualifikohen me 20 % të votave! Basha: Më këtë proces demokratik zëri i çdo qytetarëve ka peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit

Demokratët votojnë kandidatët në Tiranë, skualifikohen me 20 % të votave! Basha: Më këtë proces demokratik zëri i çdo qytetarëve ka peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit

TIRANË - Demokratët votojnë sot në Qarkun e Tiranës 140 emrat në listat e PD-së për të zgjedhur kandidatët për deputetë që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021. Në votim mori pjesë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili hodhi votën e tij në degën nr. 8 pranë gjimnazit Partizani. Report Tv zbuloi dokumentin ku kandidatët skualifikohen me 20 % të votave ose kualifikohen të gjithë për në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Basha voton për kandidatët në listën e PD: Me ne zëri i çdo qytetarëve do ketë peshën e vetë, jo më qeveri e kapur nga një grup njerëzit

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur  votën e tij si anëtar i PD për të votuar kandidatët për deputet në listën e demokratëve pranë gjimnazit Partizani në degën nr. 8. Për mediat ai tha se ky proces tregon demokratizimin e PD dhe nesër për qeverinë kur të vij në pushtet, ku zëri i çdo qytetarëve do të dëgjohet dhe do ketë peshën e vetë dhe nuk do të ketë më qeveri të kapur nga një grup njerëzish.

"Sot kam ushtruar dhe unë të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon për të vendosur përfaqësuesit e PD. Ky proces është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe kulmon në Tiranë. Pjesëmarrja është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe të bëjmë realit atë që duam të bëjmë nesër për të gjithë shqiptarët, ndryshimi fillon nga vota. Falenderoj partneret tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan të hedhim këtë hap, një risi jo vetëm për ne por për rajonin, Demokracia nis nga brenda shtëpisë. Zëri dhe vota e anëtarëve të PD do të kenë rolin e  tyre vendimtar për përcaktimin e përfaqësuesve të lartë të PD. Beteja e vërtetë na pret dhe kjo është betejë ku demokratë, të cilët janë të vetëdijshëm për pritshmërinë dhe urgjencën e çdo shqiptari për të sjellë një ndryshim reale, jo vetëm rotacion dhe ndryshim karriges në modelin e përfaqshmit dhe qeverisjes  nesër.  Demokratizimi i PD sot do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore të programit politik në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe të ketë peshën e tij dhe qeveria të mos jetë peng i një grushti njerëzit, dhe të mos i shërbejë një grupi njerëzish që kanë kapur pushtetin por të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve", tha Basha

Ora 10:03
Numri i votave (20%) që skualifikon një kandidat për deputet në Tiranë, Report Tv siguron dokumentet

Report Tv ka siguruar dy dokumente të votimeve të kandidatëve për deputetë të PD-së në Tiranë. Aty paraqitet numri i votave (20%) të anëtarësisë që skualifikon një kandidat për deputet sipas degëve përkatëse në kryeqytet.

Selia e degës së PD-së Tirana 1                130

Selia e degës së PD-së Tirana 2                220

Selia e degës së PD-së Tirana 3                128

Selia e degës së PD-së Tirana 4                350

Selia e degës së PD-së Tirana 5                273

Selia e degës së PD-së Tirana 6                175

Selia e degës së PD-së Tirana 7                280

Selia e degës së PD-së Tirana 8                263

Selia e degës së PD-së Tirana 9                155

Selia e degës së PD-së Tirana 10              100

Selia e degës së PD-së Tirana 1 1             225

Selia e degës së PD-së Tirana 12              135

Selia e degës së PD-së Tirana 13              95

Selia e degës së PD-së Tirana 14              140

Selia e degës së PD-së Tirana 15               65

Selia e degës së PD-së Tirana 16              115

Vorë                205

Rrogozhinë       90

Kavajë            382

Kamëz             635

Paskuqan           305

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhane: 11/10/2020 22:56

    Po duhet ne mjedis se perhapet virusi ne natyre

    Përgjigju
  • Jovan Bregu: 10/10/2020 19:46

    Vdiqe per pak magazinjet o Kandar Basha... ke shans se ke llogaritate Moniken

    Përgjigju
  • Bona: 10/10/2020 12:34

    Hahahahahha hahahhaha hahahha Basha sa kam qesh. Hahahahha

    Përgjigju
  • Labi: 10/10/2020 12:14

    Pika mu ne bithe!Ti je njeriu me injorant qe mund te egzisyoje,Ti smer vesh nga ekonomia etj,etj.Ti i ke duart me gjak se kur ishe minister rendi vrave 4 te pa fajshem ne bulevart,dhe akoma ste ka hyre gjemb ne kembe.Drejtesia e plepave me Xhin Xhonin e Sali Kriminelit e moren me qafe Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg