TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditur se PD nis një proces transparence ndaj qytetarëve, partnerëve, botës së biznesit për të demonstruar gënjeshtrat e servirura nga kryeministri Rama, ditë pas dite mbi ekonominë e vendit. Sipas Bashës, për 8 muaj ka rënie vetëm 4,3% krahasuar me të njëjtin përiudhë në vitin 2012. Kjo ka ardhur prej rënies së ekonomisë dhe rritjes së trensporteve krahasuar me importet. Basha i pyetur mbi anulimin pak çaste më parë të projektit polifunksional të Xhamisë së Namazgjasë është përgjigjur se "është anulim edhe de facto dhe de juro i xhamisë".

Fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha sot para mediave

XHAMIA E NAMAZGJASË DE FACTO DHE DE JURO ANULOHET E TËRA
De fakto dhe de juro anulimi i pak çasteve më parë nga Rama i projektit polifunksional të Xhamisë së Namazgjasë është anulim edhe i xhamisë. Godina polifunksionale u ngrit mbi truallin privat të pronarëve të tokës që si shkëmbim i dhanë truallin e xhamisë. Është pamundësuar xhamia. Gjithçka tjetër broçkull dhe gënjeshtër që iu serviret shqiptarëve. Pas 11 vitesh mungesë vullneti të niste projekti i xhamisë që sot de facto dhe de juro është anuluar nga i njëjti person".

RAMA GËNJEN PËR EKONOMINË, FUT PANIK
"Ka disa ditë që Rama po rreket të japë një imazh të rremë të ekonominë me fakte të paqena, të fabrikuara. Thotë se ekonomia është në kolpas dhe më keq do jetë. I themi se ekonomia nuk ra asnjëherë në recession në 2009 dhe vijim. Edhe në 6-mujorin e vitit 2013 pati rritje pozitive dhe se do jetë afërsiosht 2% më e lartë se Ballkani", tha Basha.
 
"Të ardhurat fiskale kanë rënë në mënyrë drastike", thotë Rama. Ne themi se për 8 muaj ka rënie vetëm 4,3% krahasuar me të njëjtin përiudhë në vitin 2012. Kjo ka ardhur prej rënies së ekonomisë dhe rritjes së trensporteve krahasuar me importet", tha ndër të tjera kreu i PD.
 
Ai ka vijuar akuzat e ashpra ndaj kryeministrit, duke cilësuar se ai "me papërgjegjshmëri të plotë dhe mendje të çarturi i bëri thirrje biznesit mos paguante detyrimet fiskale". "Rama thotë se arka e shtetit bosh. Është paaftësia e tij për të kuptuar arkën si kuletë dhe jo realitet dinamik".
 
"Nëse qeveria e re përmirëson me të njëjtën ritëm nuk ka vend për panik aspër mbledhje të ardhurash dhe deficitit. Rama thotë është rritur borxhi i fshehtë. I themi se borxhi është i matur dhe mirëadministruar dhe nuk është rritur sipas shifrave absurde të Edi Ramës", vijoi Basha.
 
"Nxirje përmes gënjeshtrës. Duke ngatërruar shifrat. Me qëllimin e qartë që të përshkruajë gjendjen shumë të keqe. Të krijojë mekanizëm për abuzime me taksat e shqiptarëve në favor të klientelës e të mbajë peng bizneset dhe mediat".
 
"Opozita është përballë tij me gjithë dokumentet dhe të dhënat e certifikuara ndërkombëtarisht. Në ditët në vijim do komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë për faktet dhe shifrat e detajuara".
 
"E ka të kotë me këto gënjeshtra, por ndryshe nga kur ishte në opozitë dhe gënjeshtrat sillnin dëme të moderuara se me përgjegjësinë e kryeministrit janë më kosto të rënda gënjeshtrat faktor paniku dhe me rrezik për ekonominë. Të ndalë menjëherë zindjelljen dhe panikun, faktori më i dëmshëm. Do ruajmë ekonominë nga paniku, vesi i gënjeshtarit, psikika e frikacakut dhe paaftësia evidente e zotit kryeministër", ka përfunduar deklaratën kreu i PD, Lulzim Basha

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)