Basha zbret në terren, nis takimet 
me strukturat dhe qytetarët

Basha zbret në terren, nis takimet <br />me strukturat dhe qytetarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet me strukturat e PD, por edhe me qytetarët, për aksionet e ardhshme politike të opozitës. Paraditen e të shtunës, kryetari demokrat ka zhvilluar takime me bazën e partisë në Krujë dhe Fushë-Krujë ku ka kërkuar përshpejtimin e procesit të strukturimit të degës, e cila nuk ka as kryetar pas dorëheqjes së Dragush Voglit disa muaj më parë.

Zgjedhjet parlamentare janë gati një vit larg dhe për këtë qëllim kryetari i PD, Lulzim Basha, ka kërkuar intensifikim të punës për të korrigjuar mangësitë e vërejtura në zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet e reja në seksione dhe grup/seksione pritet t’i japin Partisë Demokratike një frymë të re në raportet e saj me anëtarësinë dhe zgjedhësit.    

basha ne murqin Gjatë vizitës në Krujë, Basha është ndalur në një takim me banorët e fshatit Murqin. Lideri i opozitës ka dëgjuar shqetësimet përballë qeverisë, që sipas tyre i ka lënë në harresë. “Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati”, shkruan Basha në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë dhe foto nga ky takim. Sipas Bashës, banorët i kanë treguar se fshati përmbytet 5 herë në vit dhe se asnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese. Gjovalini, një prej banorëve të Muriqinit thotë se ka tetë pjesëtarë në familjen e tij dhe jeton me 150 mijë lekë të vjetra në muaj pension.
“Prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë”, thonë banorët.

Një tjetër shqetësim që banorët kanë ngritur përballë kryedemokratit Basha është edhe mungesa e investimeve në sektorin energjetik. “Për 2 km tel dritash i kemi mbledh vetë lekët se asnjë investim nuk ka bërë OSHEE dhe faturat vijnë deri 9 milionë lekë”-tha një banor.
 
Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”, shkruan Basha.

Në vijim të turit në bazë, kryetari i PD do të zhvillojë takime edhe me qytetarët për situatën politike e atë ekonomike.

Pas Krujës, lideri demokrat zbret të martën në Berat, ku do të takohet me banorët e Lapardhasë. Lajmin e konfirmon edhe ish deputeti i PD në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, teksa bën thirrje për një pjesëmarrja masive.
lefter maliqi
Gjatë këtij turi takimesh me qytetarët, kryetari demokrat, Lulzim Basha, pritet të prezantojë edhe programin ekonomik për nxjerrjen e vendit nga kriza. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'