Basha zëvendëson deputetët
me anëtarët e kryesisë së re të PD

Basha zëvendëson deputetët<br />me anëtarët e kryesisë së re të PD
TIRANE- Lulzim Basha zëvendëson grupin parlamentar me kryesinë e re të PD-së. Pas përcaktimit të numrit të departamenteve dhe sekretariateve, Basha duket se ka zëvendësuar grupin parlamentar demokrat me anëtarët e kryesisë së re duke ngritur një strukturë në PD që është thuajse e barabartë me të njëjtin numër të deputetëve që kanë demokratët.

Sipas ndryshimeve të bëra në statut, parashikohet se kryesia e re do të përbëhet nga kryetari, nënkryetarët, kryesia e grupit parlamentar, kryetarët e departamenteve, sekretari i përgjithshëm, kryetarët e sekretariateve funksional. Në bazë të një përllogaritje, numri i tyre e kalon numrin e deputetëve duke ngritur në këtë mënyrë në PD-së një strukturë e cila do të ketë më shumë peshë se sa grupi parlamentare.

Zëvendësimi
Duke qenë se në PD janë ngritur departamentet, ato do të marrin një rol më të rëndësishëm në hartimin e politikave të partisë duke nxjerrë në plan të dytë punën e deputetëve. Sipas udhëzimit të Bashës, në PD do të ketë 22 kryetar departamentesh dhe 6 sekretar funksional të cilët janë automatikisht në kryesi. Veç tyre edhe nënkryetarët të cilët priten që të jenë rreth 5 së bashku me kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm e çojnë këtë numër në 35.

Në kryesi do të jenë edhe anëtarët e kryesisë së grupit parlamentar si edhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari i grupit, nënkryetari i grupit, sekretari dhe zëdhënësi i grupit pra katër anëtar duke e çuar numrin në 39. Duke futur këtu brenda edhe 8 anëtarët e tjerë që janë kryetar dhe nënkryetar të komisioneve parlamentare, numri i tyre shkon në 47, pra dy anëtar më shumë se sa deputetët që ka në total PD-ja. Kësisoj pesha që do të marr kryesia e re do të jetë më e madhe se sa ajo e grupit parlamentar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj