Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan

Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan

Bashar al-assad

Ish-presidenti sirian Bashar al Assad ka dhënë sot një deklaratë të gjatë nga Moska, ku ka treguar për orët e fundit të tij në Siri dhe situatën kritike të vendit.

Në deklaratën e tij, Assad theksoi se "në asnjë moment", gjatë përparimit të milicive islamiste drejt Damaskut, "nuk e kam konsideruar idenë për të dhënë dorëheqjen apo për të kërkuar strehim". Përkundrazi, ai theksoi se synimi i tij ishte të "vazhdojë luftën kundër sulmit terrorist".

"Largimi im nga Siria nuk ishte i planifikuar dhe nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç pretendojnë disa. Përkundrazi, qëndrova në Damask dhe vazhdova të kryej detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, më 8 dhjetor 2024," thuhet në deklaratë. "Ndërsa forcat terroriste hynin në Damask, unë u transferova në Latakia në koordinim me aleatët tanë rusë për të mbikëqyrur operacionet luftarake. Kur mbërrita në bazën ajrore të Hmeimimit atë mëngjes, u bë e qartë se forcat tona ishin tërhequr plotësisht nga të gjitha vijat e betejës dhe se pozicionet e fundit të ushtrisë kishin rënë. Ndërsa situata në terren vazhdonte të përkeqësohej, edhe vetë baza ushtarake ruse ra nën sulme të ashpra me dronë".

Assad shtoi se "pa mjete të mundshme për të lënë bazën, Moska kërkoi nga komanda e bazës që të organizohej një evakuim i menjëhershëm drejt Rusisë, në mbrëmjen e së dielës, më 8 dhjetor". Kjo ndodhi një ditë pas rënies së Damaskut, si pasojë e kolapsit të pozicioneve të fundit ushtarake dhe paralizës së plotë të institucioneve shtetërore që kishin mbetur.

"Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e strehimit. Asnjë individ apo palë nuk ka bërë një propozim të tillë. Veprimi i vetëm i mundshëm ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist", përfundoi deklarata.

Ky komunikim i Assad vjen në një kohë kur vendi në Siri ka kaluar në duart e grupeve të armatosura Hay'at Tahriri al-Sham HTS, ndërsa rënia e Damaskut shënon një pikë kthese dramatike në historinë e konfliktit sirian.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste

Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste