Bashkë kundër dialogut për veriun

Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke pritur përgjigje në shkresën që ua ka dërguar javë më parë krerëve të dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së e AAK-së.

Në këtë shkresë Vetëvendosje, u ka bërë thirrje LDK-së e AAK-së për një takim ku do të koordinoheshin veprimet për të kundërshtuar dialogun politik me Serbinë, si dhe privatizimin e disa ndërmarrjeve publike. Takimi është kërkuar të mbahet në zyrat e takimeve në Kuvendin e Kosovës e jo në kafiteri e restaurante si e kanë zakon të mblidhen qeveritarët, tha deputeti Visar Ymeri.

Koordinimi i veprimeve do të nënkuptonte edhe aktivitete shtes9 për ta rrëzuar qeverinë Thaçi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka shprehur pritjet për reflektim të këtyre subjekteve.

Ftesa për takim të të tri subjekteve opozitare nënkupton koordinim veprimesh brenda institucionit të Kuvendit, sikur bojkoti, apo edhe ngritja e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Ymeri u ka dërguar i ka telefonuar kryesuesit e grupeve parlamentare të LDK dhe AAK, u ka dërguar sms, por ende nuk ka përgjigje rreth ndonjë takimi të mundshëm.

/rg/shqiptarja.com/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren

Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren