Bashkëshortja e Donald Trump
modele pa dokumente të punës

Bashkëshortja e Donald Trump<br />modele pa dokumente të punës
Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan Donald Trump me origjinë sllovene, ushtroi profesionin e modeles në SHBA të paktën 10 herë para se të merrte lejen e rregullt të punës.
 
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e shtypit “Associated Press”, mbi bazën e kontratave dhe të dokumenteve, të cilat i ka në zotërim.
 
Gruaja e Donald Trump, e cila ka marrë “green card” në vitin 2001 dhe është bërë nënshtetase amerikane në 2006-ën, ka pohuar gjithnjë se ka mbërritur në “Tokën e premtuar” në mënyrë të paligjshme.

Nëse historia do të konfirmohej, do të ishte një siklet i madh për Donald Trump, duke parë që linja e ashpër kundër emigrantëve të paligjshëm, përfaqëson zemrën e programit të tij elektoral, përfshirë dhe propozimin e një shtrëngimi masash për vizat, “green card” dhe lejen e punës.

Ndër të tjera, Melania, ka ndërhyrë disa herë në fushatën elektorale për të mbrojtur propozimet e bashkëshortit të saj, duke treguar pikërisht historinë e saj si emigrante e paligjshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!