Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një fotoje të stafit të urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, i kujton të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat anti-COVD.
Ajo shkruan se duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur mund t’i japim një dorë stafeve mjekësore në përballimin e situatës
“Maskë, Higjienë, Distancë. Bëhu pjesë e zgjidhjes. Bashkë ia dalim.”, shkruan Manastirliu në fund të postimit.