Deputeti Agron Duka me anë të një postimi në 'Facebook', ka ngritu alarmin se pas qytetarëve që po largohen nga vendi sëbashku me ta edhe lopët e dhitë.
Duka shkruan se shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh.
'Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë. Gomerët nuk kanë pësuar rënie!
Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh ne kemi: 71 mijë krerë lopë më pak. 291 mijë krerë dele më pak dhe 118 mijë krerë dhi më pak.
Për pasojë një rënie sërish të rregull, vit pas viti, ka pësuar edhe prodhimi i qumështit. Rënia e interesit të fshatarëve për të mbarështuar blegtorinë dhe mungesa e fuqisë punëtore - janë shkaktarët e një regresi, që mesaduket do të vazhdojë.
Bashkë me njerëzit, nga ky vend po ikin edhe lopët. Batutat e kryeministrit Rama dhe justifikimet se dikur numri është rritur në mënyrë artificiale, janë përpjekje qesharake, për të mbuluar realitetin.
Në vend që të ti therrasë mendjes dhe të therrasë në tryezë njerëz që njohin fushën për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të frenuar këtë rrokullisje pa ndalje, kryeministri zgjidhjen e gjen sërish tek propaganda dhe fajësimi i atyre që shkruajnë mbi këtë problem.
P.S: Vetëm gomerët kanë pësuar uljen më të vogël në numër.'- shkruan Duka.
e ke qare
PërgjigjuNe fakt te gjith pa perjashtim i kemi kryetar partie, duke filluar nga ju.
PërgjigjuGomaret jane shtuar ,ke te drejte dy jane nga shijaku nga nje famulje, mafioneri armando dhe pulaxhiu agron duka
PërgjigjuDtejt e ke Agron gometet jame shumice di Klevis Balliu Flamur Noka, Edi Paloka Nard Noka… bobo sa jane…
Përgjigju