Kim: Presidenti Biden e ka bërë të qartë luftën ndaj korrupsionit dhe trafikimi i qenieve njerëzore, do u sekuestrojmë pronat kriminelëve! Del Monaco: Shqipëria ka bërë përparim në këtë betejë

TIRANË- Shqipëria është bashkë me OSBE, SHBA, BE dhe të gjithë aleatët në luftën kundër një fenomeni të rëndë si ai i trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Ky angazhim u shpreh sot edhe në konferencën e OSBE në Tiranë e organizuar me prezencë edhe të të ftuarve të nderit si ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.  

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e të qenit të bashkuar në këtë luftë. Ai tha se Shqipëria ka bërë përparim në betejat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që sipas tij është një plagë e madhe për globin.

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ka theksuar se korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën dhe këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti Joe Biden, nëpërmjet një dekreti.

Në aktivitet mori pjesë me fjalën e saj edhe zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, e cila tha se prezenca e OSBE-së është mbështetje kryesore e institucioneve shtetërore dhe e Ministrisë së Brendshme për parandalimin dhe goditjen e personave që janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Ndërsa Luigi Soreca, ambasadori i BE-së, foli për një strategji të unionit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, strategji e cila sipas synon edhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet jo anëtare si Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:43
Soreca: BE synon bashkëpunimin me vende si Shqipëria për ta luftuar trafikimin e personave, pikat e strategjisë sonë

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, foli për një strategji të unionit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, strategji e cila sipas synon edhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet jo anëtare si Shqipëria.

"Qasja e Bashkimit Evropian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Më lejoni të falënderoj OSBE-në që këtë çështje vitet e fundit e kanë bërë prioritetet.  Ne kemi  një strategji si BE për të luftuar këtë fenomen. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate. Synimi ynë që trafikimin e qenieve njerëzore nga një krim me rrezik të ulët por me fitim të lartë ta kthejmë në një krim me fitim të ulët por me rrezik të madh. Strategjia thekson gjithashtu edhe nevojën e bashkëpunimit me vendet jo anëtare, siç është edhe Shqipëria. Sigurisht që qasja në drejtësi është shumë e rëndësishme", tha ndër të tjera Soreca.

Ora 10:34
Kim: Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe trafikimi i qenieve njerëzore është kërcënim për botën, jo vetëm SHBA!

 

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim ka theksuar se korrupsioni dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore janë prioritet për Amerikën dhe këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti Joe Biden, nëpërmjet një dekreti.

“Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”, tha Kim.

Ora 10:13
Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko: Do të jemi gur themeli në murin e parandalimit në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore

Zëvendës ministrja e Brendshme Romina Kuka tha se prezenca e OSBE-së është mbështetje kryesore e institucioneve shtetërore dhe e Ministrisë së Brendshme për parandalimin dhe goditjen e personave që janë të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Kuko tha se ato do të jenë gur themeli në murin e parandalimit të këtij fenomeni.

'Prezenca OSBE është mbështetja kryesore institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Brendshme për realizmin e objektivave që kanë në fokus aspekte të ndryshme për parandalimin dhe goditjen e personave të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.

Çështje të migrimit të parregullt janë çështje shumë të ndjeshme për Rajonin. Kjo është një sfidë e institucioneve shtetërore, por asnjë strukturë nuk do të ketë sukses pa mbështetjen e institucioneve të tjera për të krijuar më shumë mundësi për parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave. Asnjëherë nuk është vonë për strategji më të qartë për hetimin dhe ndëshkimin e dukurive të tilla. Qeveria shqiptare po punon në mënyrë intensive me BE. Bashkëpunimi midis strukturave ligjzbatuese, do të mundësoje rritjen e identifikimit referimit dhe sigurimin e trajtimit njerëzor gjatë hetimit të veprave penale. Një rol vendimtar në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjes së viktimave kanë edhe njësitë vendore.

Rekomandimet dhe sugjerimet do të afrojnë një pasqyrë të aktiviteteve dhe ne do të jemi gur themeli për të adresuar objektivat dhe aktivitet e nevojshme për të ardhmen. Do përpiqemi me vendosmëri të vendosim një gur në murin e përbashkët që po ndërtojmë për parandalimin e këtij fenomeni.'- tha Kuko.

Ora 09:55
Vincenzo Del Monaco: Trafikimi i njerëzve, plagë e globit! Shqipëria ka bërë përparim në këtë luftë

 

Kreu i delegacionit të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, në fjalën e tij në konferencën e organizuar sot tha se Shqipëria ka bërë përparim në luftën  kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që është  një plagë e madhe për globin.

"Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave", tha ndër të tjera Del Monaco.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër